Manjani: Kuvendi nuk e bllokon dot bërjen e betimit të Presidentit

Edhe njëherë për çështjen e Presidentit.

Lexova disa komente, disa prej të cilave më citonin dhe mua, për çështjen e Presidentit të Zgjedhur.

Pa dashur të komentoj mbi komentet dhe mendimet e tyre, theksoj se:

1. Ilir Meta është President i zgjedhur tashmë. Na vjen mirë apo na vjen keq, Ai është President i Republikës.

2. Presidenti i zgjedhur e fillon detyrën pas betimit në Kuvend. Për këtë qëllim, Presidenti aktual i Republikës ka thirrë Kuvendin ne seancë të jashtëzakonshme më datë 24 Korrik 2017.

3. Deputetët e Kuvendit aktual duhet të paraqiten në këtë seancë, në kryerje të detyrës së tyre kushtetuese.

4. Opsioni i mosbërjes së betimit sepse asnje deputet nuk do paraqitet në Kuvend, është i pamundur. Disa deputetë sa për të kryer këtë formalitet do jenë aty, është e sigurtë!

5.Meta mund të mos bëhet President vetëm nëse me vullnetin e tij jep dorëheqje! Kuvendi nuk e bllokon dot bërjen e betimit! Është vetëm një akt formal.

Të tjerat janë teori boshe, pa vlerë e pa kuptim! Presidenti që zgjidhet vetëm shkarkohet nuk ndalohet dot të betohet për të filluar detyrën.

Kjo është Kushtetuta e Republikës,ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit!

Me komentet personale të militantëve, që nuk kanë lidhje me Kushtetutë e ligje, nuk kam ndërmend të merrem!