Nga Kreshnik Çollaku/ Debati dhe shthurja

Ngjan e njejta gje por jane gjera te ndryshme. Perdoren te njetat argumente por per qellime te ndryshme. Zhvillohet nga te njejtet aktore por me motive te kunderta. Pershkohet i njejti proces por me destinacion te ndryshem. Çfare po ndodh sot perreth Partise Demokratike por Jashte saj eshte tipikisht nje situate shthurje. Individe e grupe,pastaj te zgjeruara me mbeshtetes…te organizuar ose jo,secili duke kerkuar bertitur dhe rekalmuar ato cka mendojne te drejta ose si te drejta jetike,po zhvillojne nje tension ne rritje,tension qe ne forme virale po prek cdo individ antare te Partise Demokratike. Disa i thone debat,disa i thone larje hesapesh,disa e shohin si katarsis disa e shohin si komplot,disave u duket se po shkruajne histori,disa se po permbysin histori,disa e bejne per te bere karriere disa per te permbysur karriera,disa per te krijuar protagonizem disa per te mbrojtur protagonizmin.

Per disa eshte Debat. Per mua eshte shthurje. Vizen e holle te ndarjes mes te dyve,nuk e bejne argumentet,individet,motivet. Ato mund te jene legjitime per secilen pale. Vijen ndarese dhe percaktuese e ben ambienti ku ky zhvillim ndodh. Kjo vije eshte Institucioni ,Forumi i Partise. Forumi i jep rregulla debatit,legjitimitet motivit,seriozitet aktoreve. Debati behet brenda Forumeve.

Shthurja zhvillohet jashte tyre. Forumi ben qe nga Debati te dale produkt ne cdo rast pozitiv dhe ne cdo rast i frutshem per familjen politike. E njejta shfaqje jashte Forumeve…eshte shthurje. Dhe shthurja con drejt rrenimit…cilado qofte pala fituese pas beteje.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments