Lirohet edhe një tjetër anëtar i Bandës së Durrësit. Ja emri

Aktualitet Te tjera

Pas kreut të saj, Lulzim Berisha, Gjykata e Lartë ka liruar edhe anëtarin tjetër.

Bëhet fjalë për Indrit Taullain, i cili është liruar nga gjykata me arsyetimin se duhej që të trajtohej në shtëpi, për shkak të një sëmundje që ka.

Taullai ishte i dënuar me 25 vite burg për akuza të rënda, si trafik droge, vrasje etj.

Banda e Durrësit akuzohet se prej vitit 1998 ka kryer disa vrasje dhe vepra të tjera penale, si trafik droge, kanosje etj.

Vrasja e parë e Lulzim Berishës, në bashkëpunim me Plaurent Dervishajn, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën ishte ajo e Dritan Sallakut.

Bada do të ndahej më pas dhe dy krahët e saj u përfshinë në një përplasje të ashpër, që nisi me vrasjen e Klodian Saliut.

Lulzim Berisha u arrestua në vitin 2006 në Tetovë dhe u lirua pasi bëri 10 vjet burg, edhe pse u dënua për 5 vrasje.

Në lirimin e tij ndikoi edhe Bashkia e Durrësit, e cila mori përsipër t’i siguronte një vend pune, çka ishte edhe një prej kushteve themelore që ai të linte qelinë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?