Armand Maho/ Një letër për doktorin!

Aktualitet Te tjera

Doktor… Pavaresisht te gjithave, sic shkruani dhe ju, droges krimit blerjes se votave qe ishin evidente, me duhet te konstatoj se perjashtimet ne ne nje parti ne opozite nuk i sherbejne askujt. Ne nuk hyme ne gare, ne hyme per te pasur vendin e dyte ne qeveri. Nuk e di se kujt mund ti shkonte mendja te hartonte ate strategji me zhdukjen e simboleve, ato lista per turp, qe nuk frymezonin askend, ato fjalime propagande qe nuk preknin askend, ajo vetesiguri provincialiste se gardianet e minutes se fundit do ruanin investimin dy vjecar te droges!

Lideri ka nevojen per ekipin ku ta mbeshtese frymen qe do i jape elektoratit. Ju ne 2005-en bete bashkimin e madh. Dhe atehere situata nuk ishte me e mire se sot! Parate e trafiqeve dhe korrupsionit ishin sheshit. Por ju ne ndryshim ne sot rithirret ne PD dhe ata qe kishin marre tanket ndaj jush vetem 7 apo 8 vjet me pare ne vitin 1997. Hapet Komitetin e Orientimit te Politikave ku pjese ishte dhe kryetari aktual, kombinuat te vjetrit me te rinjte, grupet e perfaqesimit te shoqerise civile, perndjekurve, pronareve karrieres brenda partise. Kjo solli rritjen e frymes dhe moret ate fitore spektakolare. Njerzit i moren parate PS por votuan PD-ne! Sic bene dhe ne Kavaje tani!

Une nuk di te them u be mire apo keq qe iken ata qe iken, por menyra se si u perzune me la nje shije shume te hidhur. Smund ta flakesh tjetrin me preteksin se je republike e vjeter, dhe ti kerkosh me pas te jape kontribut! Me tej akoma, ato qe u sollen me lane shije akoma me te hidhur se perzenia e te pareve. Njerez anonim qe na shfaqeshin si akademik vendoseshin ne krye te listave! Por akademik ky vend ka pa fund brenda dhe jashte vendit, e cdo me thene kjo? Gafat e disa prej tyre u bene hit. Ndersa disa te tjere kane qene aktiv ne fitoren e Erjon Veliajt ne 2013! Po karriera ne parti cfare vlere ka. Smund te jete kandidat fitues nje njeri qe ka dale dy here tek cadra! Menyra se si u mbrojten me zell si riciklim elitash akoma me shume shtoi mendesine qesharake te fushates. Kjo solli goditjen e partise, corientimin e metejshem te strukturave, qe ne kater vjet ishin braktisur, rrenimin e shpirtit te fitores. Personalisht skam kerkuar asgje nga kjo parti pervec se te fitoje sigla ne 27 vite. Por ama smund ta pranoj nje shkermoqje te tille, nuk prisja fitore ne keto kushte por nje gare dinjitoze pse jo. Mua sme interesojne inatet personale te kryetarit, ato mund ti shfaqe ku te doje, por ato kurrsesi smund e sduhet te behen shkak i humbjes. Une mendoj se ska kohe qe te krijohet nje kryetar i ri, dhe te behet nje gare dinjitoze sic eshte deri ne 20 korrik me modelin e Maqo Lakrorit!

Deri me tani, me cfare kam pare vetem kryetari aktual mbetet si alternative e vetme, perderisa seshte prodhuar nje tjeter. E kam mbeshtetur pa rezerva, por situata eshte e tille qe duhen lene menjane preferencat personale. Me keqardhje duhet ta them se e ka humbur besimin, dhe pas dy vjetesh jane zgjedhjet lokale. Ndoshta nje nderhyrje me energjike qofte dhe e perkohshme nga ana juaj do ishte dhe eshte zgjidhja e vetme per te rikarikuar dhe nje here antaresine te pakten. Sepse ata qe duan te marrin drejtimin e partise duhet te testohen me pare me nje fushate te ndershme dhe jo sa per te kaluar radhen me Eduard Selamin. Ky seshte nje proces aq i thjeshte dhe ju e dini fort mire…. Te pakten ne nje periudhe dy vjecare, deri pas zgjedhjeve lokale duhet te jeni ju ai qe te vini pikat mbi i. Perndryshe percarja do jete me e madhe dhe humbja e 2017-s do na duket fitore ne 2019-en! E di qe keni marre nje vendim, por vendimet i marrin njerzit dhe ai seshte vullneti Zotit. Vendi juaj i shtate ne tirane nuk sherbeu per asgje, dhe ju e pate, sic nuk i sherben bashkimit as vendimi juaj tashme!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?