Princi Leka II merr pjesë në festimet e 80 vjetorit të Madhërisë së Tij Mbretit SIMEON II i Bullgarisë/ FOTO

Aktualitet Te tjera

Ditën e premte më 15 qeshor, LTM Princi i Kurorës Leka II, së bashku me, LSM Princeshën e Kurorës Elia, morën pjesë në festimet zyrtare të 80 vjetorit të lindjes së Madhërisë së Tij Mbretit Simeon II të Bullgarisë mbajtur në qytetin e Sofias.
Të ftuarit Mbretërorë ishin: Mbreti Kostandin dhe Mbretëresha Anne-Marie të Greqisë, Mbretëreshë Sofia e Spanjës, Princeshë Margarita dhe Princ Radu të Rumanisë, Princ Aleksandër dhe Princeshë Katerina të Serbisë, Princ Nikolla i Malit të Zi, Princi Osman Osmanoglu, Princi Hussein Toussoun i Egjyptit dhe Princeshë Helen Hubsburg.

Cifti Mbretëror mori pjesë në Meshën zyrtare pranë Katedrales “St. Alexander Nevsky “, e celebruar nga Hirësia e Tij Neophyte, Patriarku i Bullgarisë. Më pas të ftuarit vizituan Muzeun e Sofias dhe trashëgiminë Mbretërore.

Një pritje zyrtare u mbajt në mbrëmje në Pallatin Vrana, rezidenca zyrtare e Madhërisë së Tij. Në këtë pritje morën pjesë Familjet Mbretërore të ftuara, si edhe zyrtarë të larte shtetërorë.

Ditën e shtunë të ftuarit Mbretërorë u nisën për në Manastirin Cherepish me trenin special të kohës së Mbretërisë.

Më vonë një darkë diskrete u organizua për të ftuarit në Pallatin Tsarska Bistritsa në Borovets.

HIS MAJESTY KING SIMEON II`s BIRTHDAY CELEBRATIONS:

On Friday 15th of June HRH Crown Prince Leka and HRH Crown Princess Elia of the Albanians attended the official Birthday Celebrations of His Majesty King Simeon of the Bulgarians in Sofia.

The Royal Couple took part in the Official Mesh at the Patriarchal Cathedral “St. Alexander Nevsky “, celebrated by His Holiness Neophyte, the Patriarch of Bulgaria and the Metropolitans of the Holy Synod; then the Royal guests visited The Sofia Museum to see the Royal artifacts.

An Official reception was held in the evening at the Vrana Palace, which is the official residence of His Majesty. The reception was attended by government officials and Royals.

On Saturday, June 17th, the Royal guests departed on the Royal train to the Cherepish monastery. And later the Prince and Princess were invited for a discreet dinner in Borovets, at the Tsarska Bistritsa Palace.

Zyra e Shtypit
Oborri Mbreteror Shqiptar

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?