LSI: Në Sarandë, kandidatët e PS po blejnë vota bashkë me policinë

0

Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Sarandë, pretendon se dy kandidatë të PS-së për deputetë në Qarkun e Vlorës po blejnë vota në Konispol dhe Sarandë, në bashkëpunim me policinë.

“Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë, denoncon një rast të frikshëm të blerjes së votës nga kandidati i rilindjes Alket Hyseni. Në Konispol dhe Sarandë ka shpërthyer blerja e votave nën shoqërimin e furgonëve të policisë. Kandidatet e rilindjes Alket Hyseni dhe Ramis Husi janë në krye të këtij operacioni kriminal”, thuhet në njoftimin e LSI-së, që i bën edhe një apel Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit:

“I bëjmë thirrje Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit të marrin urgjentisht masa për të parandaluar këtë veprimtari kriminale”.

Alket Hyseni renditet i treti në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun e Vlorës, ndërsa Husi i 9-ti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of