Roberto Carlos kandidat për kombëtaren shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit e ka ndarë mendjen që pasuesi i De Biasit në krye të kombëtares do të jetë një trajner me emër të njohur në arenën ndërkombëtare.

Pas Filipo Inzagit me të cilin FSHF-ja është futur në negociata, emri i radhës që ka dalë në skenë është ai i ish-futbollistit legjendar brazilian, Roberto Karlos. Këtë lajm e transmetuar portali i njohur italian “Tuttomercatoweb”.

Situata e Roberto Karlosit megjithatë është disi e komplikuar, pasi para disa ditësh ai ka gjetur akordin për t’u bërë trajneri i një skuadre të re në Australi, Sauth Melburn. Kjo skuadër pret vetëm licencën nga Federata Australiane e Futbollit për të luajtur në kategorinë elitare Liga A.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Roberto Karlos ka drejtuar skuadrat e Anzhit, Sivasporit, Akhisar Beledijesporit dhe së fundmi në sezonin 2015-2016 indianët e Delhi Dinamos.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments