Nga Naim Hasani/ Refuzoni me përbuzje çdo përpjekje për të shitblerë vullnetin tuaj.

Të dashur bashkatdhetare kudo qe ndodheni!

Diten e diel 25 Qershor, Shqipëria shkon ne zgjedhjet qe jane nder me te rendesishmet ne historine e pluralizmit politik. Deri tani kemi pare nje fushate e qete dhe e ekuilibruar.

Shqiptarët kurrsesi nuk mund te jene indiferentë ndaj proceseve Demokratike dhe zgjedhjes se liderëve qe do të drejtojne vendin ne kater vitet e ardhshme.

Sot eshte momenti te behen zgjedhje te qeta dhe demokratike si kurre me pare. Shitblerja e votes nuk ka dhe nuk duhet të kete vend ne demokraci. Rrefuzoni me perbuzje çdo perpjekje per te shitblere vullnetin tuaj dhe shprehni te drejten tuaj nepermjet votes si mjeti i vetem demokratik qe keni ne dore, pa presione dhe komplekse.

Mendoni per te ardhmen tuaj dhe te femijve tuaj, mendoni cfare Shqiperie doni tu lini trashegim brezave qe do te vijne. Nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve nuk mund të neperkembet me.

Të dielen keni nje zgjidhje te thjeshte per te bere. Te votoni per oligarkine, krimin, poshterimin dhe neperkembjen e dinjitetit tuaj siç e keni provuar ne kurriz per kater vite deri me sot apo të votoni per shpresen per te ardhmen, shpresen per liri dhe per te qene ju zoter te fateve tuaja, shpresen per nje shtet ligjor qe u sherben te gjitha shtresave te shoqerise, ku te gjithe qytetarët Jane të barabarte para ligjit.

Mos harroni si jeni trajtuar per kater vite, dhe te mendoni vetem per nje dite. Vota vendos te ardhmen. Shpresa e shqiptarëve qe besojne ne idealet e lirise dhe demokracise eshte alternativa progresiste dhe Europiane e z. Lulzim Basha dhe Partise Demokratike.

Shqiptarë te diasporës kudo qe jeni e sidomos ne Britani, ju ftoj qe diten e diel te ktheni syte nga Shqiperia, nga vendi yne i origjines sepse jemi bashkeaksionere te fateve te vendit dhe kombit tone. Brenda mundesine ejani ne Shqiperi dhe votoni per ndryshimin e madh, per uraganin e lirise qe po zbret ne çdo cep te Shqiperise.

Nese e keni të pamundur prezencen tuaj, eshte detyrim qytetar dhe moral të kontaktoni me familjatët tuaj ne Shqipëri dhe ti bindni ata ne shenjterine dhe paprekshmerine e votes, simbolit me te shenjte te demokracise.

Pjesmarrja masive e shqiptarëve kudo qe jane ne menyre direkte apo indirekte eshte leksioni me i mire qe të gjithe neve mund ti japim te shkuares problematike te zgjedhjeve ne Shqiperi.

Vellezer e motra sot eshte momenti historik që Shqipëria dhe shqiptarët të ndahen njehere e pergjithmone nga e shkuara dhe ta perqafojme demokracine Europiane qe ofron Republika e Re dhe Kryeministri te ri i Shqiperise z. Lulzim Basha. Fitore popullit te lire dhe demokrat te Shqiperise, fitore Partise Demokratike dhe gjithe shqiptarëve kudo qe jane.

Liri, Barazi, Demokraci!
✌️✌️✌️

Naim Hasani
Kryetar i Deges se Partise Demokratike ne Britani te Madhe

Fotografia e Naim Hasani

Fotografia e Naim Hasani

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments