Meta: Përgjegjësinë për çdo gjak të derdhur do ta ketë Rama dhe Haki Çako

Aktualitet Te tjera

I ftuar këtë mëngjes në emisionin “Koha për tu zgjuar” në News24. Meta u pyet nga gazetari Hoxha nëse ka garanci për ditën e zgjedhjeve duke u nisur nga disa incidente, ndërsa Meta deklaroi se do jenë rreth 200 mijë të rinj që do e garantojnë këtë process, por se përgjegjësinë për çdo pikë gjaku të derdhur do ta ketë kryeministri Rama dhe Drejtori i Policisë. Meta u shpreh se këtë model ku bandat dhunoni shqiptarët e solli Rama.

Do jenë 200-300 mijë të rinj e të reja që do garantojnë procesin. Shqiptarët do votojnë të lirë dhe të qetë. Nuk do lejohet as policia dhe askush të dhunojë zgjedhjet. Është derdhur gjak deri tani, dhe përgjegjësinë për çdo gjak të derdhur do ta ketë Edi Rama dhe Drejtori i Policisë. Unë nuk kam thënë të rrëmbehen armët. Kam thënë nëse nuk do lidhen zagarët e rilindjes. Se zagarë janë, kriminelë që shëtisin me makina policie, i njeh gjithë Lezha. I kam thënë që nëse policia nuk merr masa, patjetër shqiptarët më mirë vriten se sa rrihen. Nuk është se kam pasur këtë dëshirë, por nuk mund të kthehet koha e doktorit të parë kur bandat dhunonin shqiptarët. Për fat të keq rilindësi na solli këtë model sepse ka frikë nga zgjedhjet.” – tha Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?