Nga Sokrat Turtulli/ POEZI
Nje lis maje shkembit ka qendruar
Hijerende, madheshtor ne vetmi!
Sa here shiu dhe bora ate e ka renduar,
Sa here kane fryre furtuna dhe stuhi.
Kane fryre eger me tmerr deti, llahtare,
Si ashkel deshen ta flaknin ne humnere,
Por ai ka qendruar ashtu si me pare,
Si me pare eshte ngulur edhe me thelle.
Cdo vit perballet me dhjetra stuhi
Dhe cdo stuhi kurthe atij i ngrene.
Ai maje shkembit qendron ne vetmi.
Maje shkembit eshte kthyer ne legjende.
…
Dielli, kur del te parin ledhaton,
Miliona rreza ia vesh me shkelqim.
Me gjuhen e arte gjithmone ia kujton
Te luftosh per jeten vertete, ka kuptim.
E keni degjuar cicerimen e zogut mbi nje shtog te vjeter,
apo krahezat e tij mbi kokrren e manit,
fluturimin pikiat te mjelmes mbi valen e liqenit,
peshkun qe behet pre ne sqepin e fazanit?
E keni ndier feshferimin e gjetheve ne pyllin hijerende,
ate bisede mistike netore qe te mbush me frike,
kur kurorat e tyre hena i lyen me boje te argjendte
dhe fshehurazi ne zemer u leshon nje tufez drite?
E keni pare agimin qe perflak majat e maleve me shkembinjte thike,
e i ngjan buzeqeshjes se femijes kur eshte ne gjume?
Po puhiza e lehte e ajrit qe i perkedhel syte,
kur kercejne vals kallezat e pjekura me grure?
I keni pare stuhite kur inatin e shpien tej ne marrezi,
si dredherojne gjarperinjte e zjarrte ne qiellin me re,
si gjemojne bubullimat e kercasin rrebeshet me shi
kur llahtarisur ujqit struken ne fole?
E keni pare driten ne rrugen pa rrugedalje,
si thur endrra kur je pa shprese dhe gjume,
sa zgjerohet zemra, kur ke bere falje,
si kendon me mire, kur ka qare me shume?!
TINEZISHT
C’pati hena qe me kafshoi tines,
e si rrugace me shau aq rende?!
Nje peshperim se c’i thoshte brymes,
Ne shpirtin tim kish kaq peshe te rende.
I renduar shpirti hapat i terheq,
si i denuari qe terheq zinxhire,
drejt trekembeshit ecen qete-qete,
me buzeqeshjen ngrire ne fytyre.
Era shfryn bulcite e mavijosura
edhe ngrin ajrin rreth e rreth.
Perse te flas, pse jam i tendosur?!
Dua yjet ne nje dore t’ia mbledh
Dua yjet t’ia qendis ne sy,
erresires ulur midis nesh,
dashurine ta ngre ne lartesi.
T’ia mbledh shpirtrat, e bashke me ta te qesh.
DIKU TUTJE NUK DI KU
Diku tutje, nuk di ku…
sec me vjen nje melodi.
Mos kendon nje gushekuq
tek degeza me hardhi?
Kenga sec me vjen nga larg,
ma pickon zemren pak si thelle,
ne shpirt me behet si nje hark,
ngjyra-ngjyra, si ylber.
Me ndricon vitet e shkuar
qe me flinin ne harrim,
po nuk resht duke kenduar,
Gushekuqi, pa mbarim.
Pse me prek, nuk di c’te them…
Gushekuqi pse me prek?!
Mos eshte vetem nje jehone
dhe s’kendon ne te vertete?!
Mos eshte vetem nje vegim
dhe me vjen qe nga avllia,
kur e mprehte melodine
Gushekuqi tek hardhia?!
Gushekuq te lutem shume,
ik, bre, ik, mos me mundo!
Vec me shpirt, nuk ia them une.
Dhe ai te ike…nuk do.
KUJTIM I BREDHUR
E ndjeva prape aromen tende
Ne rrugen ku ecnim si dikur
I thashe me vete endrres”u cmende”
Qe merr ere akoma ne keta gure?
Tek me shihnin qe ecja aty
Ata sikur u ngjallen serish
mos duhej te ecim bashke te dy
Qe guret te ngjalleshin plotesisht?
Cuditerisht nuk isha merzitur
qe ty ato caste s’te kisha prane
Nuk thote kurre nje i ditur
Qe s’do kthehen me ato qe vane.
Po eci prape ne ate shteg
qe dikur s’me conte askund
atehere c’do gje mbaronte shpejt
Kurse sot per dreq s’paska fund.
…Mendimet i pata si Ciganet
Qe shtegetojne perhere.
Ku?Nuk di se ku
Ndoshta bredhin dere me dere
Ndoshta? Ju lutem shume
m’i gjeni Ju…
Mbi pikat e shiut merzia zbret poshte
mbeshtjelle e gjitha me mantelin gri
rrifte cadren, dhe rruget fort
godiste pa meshire xhamin perbri !
Merzia e futur ne qenien time
sic futet krimbi ne c’do plep
nga kembet te koka, ne pjese intime
godet tek Une,sa fort godet!
Dhe shpirti fashitet, mbulohet me bryme
Nen frymen e bores qe vetem ngrin
mendimi dhe zemra mbeten te ngrohta
buzeqeshje e munguar, akullnajat shkrin!
Mbi pikat e shiut merzia zbret poshte
mbeshtjelle e gjitha me mantelin gri…
Ç’PO NDODH ME NE
C’po ndodh keshtu me, Ne?
ecim e rropatemi ne erresiren e zgjebosur
qeshim me shpirt ne zemer te marrezise
dhe marrezia qesh me ne, qe jemi te marrosur!
Qeshim me nje qeshje, qe nuk njeh asnje forme
dhe qeshja vete ngjan me nje zgerdhitje
fytyra jone bardhe e zi ngjan me nje ikone
e gjithcka perreth, rrethohet me jashteqitje!
Ha ha ha-ja,i ngjan ulerimes se cakallit te vetmuar
diku ne nje pyll te dendur me ahishte
Kjo kohe, rrofte, nje gje na ka mesuar
vec e vec, te gjithe bashke, te flasim Cakallishte