Nga Xhahid Bushati/ Jozefina Topalli – siç e lexoj unë…

Aktualitet Shkrime Te tjera

Jozefinën nuk e njoh. Asnjëherë nuk e kam takuar.
Kam ndjekur me vëmendje jetën e saj politike dhe marrëdhëniet e saj me Shkodrën.
Jozefina është një parlamentare e karrierës. Me përvojë politike. Vjen nga një familje e respektueshme shkodrane. Me dinjitet. Me sharm. Me kulturë. Me qytetari.
Në gjithë karrierën e saj këto veçori ajo i ka manifestuar më së miri dhe me dinjitet. Është për t’u admiruar.
Ka pasur një marrëdhënie të admirueshme me Shkodrën. E ka dashur dhe sigurisht e do.
Mbase e kujtoni, u bë problem për njerëzit që punësoi në parlament. Nga të gjitha ngjyrat e partisë.
Mbase e kujtoni, u bë problem për fjalorin në lidhje me deputetët. Mendoj që secilit i ka dhënë hakun. Mbase e kujtoni deputetin Taulant Balla. Model prej mediokrri.
Shkodra, qyteti i saj i lindjes, është transformuar në infrakstrukturë, falë zërit dhe lobimit të saj. Shumë të mira ka përfituar Shkodra prej saj.
Një karakter i pathyeshëm dhe konsistent. Trime në të drejtë (si) dhe e lirë në mendimet e saj. Produkt i njerit të lirë demokratik. Deri në ditët e fundit te saj si deputete e përtej.
Ky njeri me përvojë dhe dinjitet, u mënjanua, u largua nga listat e PD-së. Një person që shpirtin e ka tek PD-ja, dha çdo gjë për PD-në. Paradoks. E paimagjinueshme. Nuk ka sens. Më vjen keq për Shkodrën, për PD-në. Kanë humbur një njeri të vlefshëm.
Mbase do ta kërkojmë Jozefina Topallin me dimensione e saj demokratike dhe kulturore. Koha, mendoj, që do ta vlerësojë… Unë e vlerësoj atë… Kontribut i paçmuar i saj…
Nderim për Jozefina Topallin!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?