Berisha kërkon në Kuvend 1 minutë heshtje në nderim të ish-kancelarit Helmut Kohl

Sali Berisha ka ngritur sot deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në këmbë për të nderuar me 1 minutë heshtje, ish-kancelarin e Gjermanisë Helmut Kohl, i cili ndërroi jetë dje.

Berisha e mori fjalën sot në hapje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit duke vlerësuar maksimalisht figurën e Kohl dhe sidomos për ndihmën e jashtëzakonshme që ai ka i dhënë Shqipërisë.

“Dje pasdite mbylli sytë kancelari Helmut Kohl – tha Berisha. –  Ai ishte pa mëdyshje kancelari më bujar i tokës gjermane. Ky burrë i madh ndihmoi sa askush tjetër, kombet që dolën nga diktatura komuniste. Ndër të tjera edhe kombin shqiptar që e renditi në krye të listës së ndihmave për frymë. Por Helmut Kohl kontribuoi në 36% të të gjithë ndihmës që BE iu dha vendeve ish-vendeve komuniste në përpjekjet për t’i ndihmuar në demokraci.

Ishte ky burrë i madh që na çliroi nga borxhi prej 500 mijë dollarësh, i trashëguar nga regjimi i kaluar. Ndaj duke shprehur mirënjohjen për të, ju ftoj zotërinj të nderuar deputetë ta nderojmë këtë kolos të politikës gjermane me një minutë heshtje.”

ber.jpg

berisha1.jpg

 

 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments