Adela Hoxha/ Poezi

Poezi

KE DASHUR DHE TI NJEREZ TE PERBUZUR

Ke dashur dhe ti njerëz të përbuzur,
Të kanë dashur pa masë, kohë, distancë.
Ke dashur shumë dritë e qiej përmbysur,
Ke dashur shumë avuj jetësh pa fat!

Ke dashur agimin me dritë shprese,
Ke dashur mbrëmjeve këngë të harruara.
Ke dashur me mendje e shpirt dënese,
Ke dashur ditët me netë të vetmuara!
——————————
©adela ~Buon weekend 🍀

Fotografia e Adela Hoxha

SA NJEREZ DONIM

Sa njerëz donim pranë e prapë si kemi,
Sa hapa të ndaluar hedhim gabimisht.
Sa janë gjethet që me zor këputen,
Sa janë sythet që lindin sërisht?!!!

——————————
©adela (June/1)

Fotografia e Adela Hoxha

 

PERSE JEMI TE PADUKSHEM

Përse jemi pjesë të padukshme,
Përse jemi maska fytyrash të shtira.
Kërkojmë shpresë, zemra, lutje,
Kërkojnë puthje netëve të ngrira?

Përse qëndrojmë kokëvarur,
Përse shkëpusim ditët me thonj.
Kërkojmë një jetë dhe prapë e flakim,
Kërkojmë një breng dhe prapë harrojmë?!
———————————
©adela (May/27)

Fotografia e Adela Hoxha
 SA BUKUR ENDRRAT

Sa bukur ëndrrat thurr nata,
Yjet gris dita me ngadalë.
Jemi dy shpirtra të pa lidhur,
Jemi dy njerëz në një botë me fjalë.

Më kthe mallin ne fustan jete,
Më kthe sytë ne drite verbuar.
Dua plagë nën flluska shprese,
Dua qiej zemrash vetmuar.

Kërkomë në një skutë e ndalu,
Jepëm ajër për tu freskuar.
Lidhëm shpirtin me zinxhir brenge,
Jepëm afsh me buzë kafshuar.
—————————
©adela (May/20)

Fotografia e Adela Hoxha
 SA VITE NA DUHEN

Sa vite na duhen të thyejmë heshtjen,
Sa mure ngrehim për epshet e lëna.
Sa buzë, lëkurë, shpirt, endje….
Sa zemra në ndrydhje të fjalëve të thëna?!

Sa larg qëndron qielli nën këmbët e tua,
Sa afër meje lundron Hëna.
Ti dhe unë dy yje ne pritje,
Dy yje që lindin e mbyten në ëndrra…
—————————
©Adelaphotography (May/18)

Fotografia e Adela Hoxha
ETJE 

Etjen shuan nata në krojë,
Shtrydh epshin në pikla vese.
Syve u vuri gjumin si rojë,
Dremit në shtrat perëndeshe …
©adela

Fotografia e Adela Hoxha
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?