The New York Times: Dëmi që Rama i ka bërë Shqipërisë në këto katër vjet është i pariparueshëm. Ka bërë thirrje për izolim ndërkombëtar të saj.

Aktualitet Te tjera

Gazeta më e njohur botërore The New York Times, në një artikull të sotëm, ka tronditur rëndë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Dëmi që Rama i ka bërë Shqipërisë në këto katër vjet është i pariparueshëm. Shqipëria sot është kthyer në Kolumbinë e Europës”, shkruan The New York Times.

Kështu, e përditshmja prestigjioze amerikane ka treguar në një rrëfim të gjatë për kontrabandën me drogë të Shqipërisë së udhëhequr nga Rama, ndërsa ka bërë thirrje për izolim të saj ndërkombëtar.

“Shqipëria duhet të izolohet, nëse vazhdon me këto praktika kriminale”, thuhet më tej në këtë artikull.

Po ashtu, një tjetër medium i fuqishëm ndërkombëtar, siç është Huffington Post, ka shkruar se Shqipëria, një vend i vogël në Europën Juglindore, është bërë epiqendër e tregtisë europiane të drogës.

“Ajo që e bën situatën aktuale të veçantë janë akuzat që zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste në pushtet janë të lidhur ose përfitojnë nga tregtia e drogës. Kryeministri Edi Rama është akuzuar vazhdimisht se nuk ka bërë mjaft për të ndalur rolin e Shqipërisë në tregtinë e drogës në Europë”, shkruan Huffington Post.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?