Ilir Meta: Sali Berisha, Burri me më shumë karakter dhe serioz në Shqipëri

Ilir Meta i ka thurur elozhe Sali Berishës në fjalën e tij të mbajtur në tubimin e organizuar në Sheshin ‘Nënë Tereza’, ndërsa ka hedhur akuza të forca ndaj Edi Ramës, Gramoz Ruçit dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ja fjala e Ilir Metës:

Ne nuk do të merremi me problemet e PS-së, por është detyra ime të jem i ndershëm me çdo socialist.

Asnjë udhëheqës i PS-së nuk është përplasur dhe nuk është ndeshur më fort se unë me Sali Berishën.

Kur të tjerët ja këpusnin vrapit dhe e linin vendin, Ilir meta ka luftuar për vendin e tij.

Ja kam thënë kryetarit të Rilindjes dhe kryetarit të asamblesë së Rilindjes, për fatin tim të keq nga të gjithë politikanët që unë kam qenë i detyruar të bashkëpunoj burri më me karakter dhe serioz ka qenë Sali Berisha.

Kam një mesazh dhe për Lulin, nuk i gënjen dot ti demokratët duke thënë hidhni teserat e LSI-së se LSI i fiton votat  me vendet pune.

Jo Lulzim Basha, ti nuk i humbe demokratët se humbe vendet e punës,unë i njoh mirë demokratët se kam luftuar si burrat me ta dhe jo me fëmijë, i tillë ishte Sali berisha, se demokratët duan një lider me karakter.