Arrestohet nga policia kameramani personal i Edi Ramës në kryeministri. U kap duke vjedhur

Aktualitet Te tjera

Policia njoftoi sot arrestimin e një 39 vjeçari në Tiranë për vjedhjen e celularëve. Mësohet se ai është Erind Vogli, aktualisht kameramani personal i Edi Ramës në kryeministri.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 14.06.2017, Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 1, kanë finalizuar me sukses operacionin “Taktika”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

– Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje

Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:

• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:

Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.

Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.

• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:

Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.

Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1. Një telefon i markës HTC

2. Një biçikletë e markës Gial

3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?