Rama: Mua s`më shkon Lali Eri, por më thoni Edvin Droga

Aktualitet Te tjera

Sot gjatë një takimi me banorët e Njësisë 5 në Tiranë, ku Rama ishte i shoqëruar nga Pandeli Majko, Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri, ka shkëmbyer batuta me banorët duke rikujtuar plagën e tij të vjetër; drogën.

I ulur në një kafene, edhe me administratorin e një pallati të zonës që e kishte pseudonimin “Sadam”, Rama deklaroi me nota humori, se nuk i shkon emri “Lali Edi”.

“Sadami, Noriega dhe Xhorxh Bushi, eh çfarë treshe jemi këtu”, tha Rama duke iu referuar administratorit, vetes me emrin “Noriega” që e quan Berisha, dhe Xhorxh Bushi për Pandeli Majkon.

“Mua s’më shkon Lali Edi, por Edvin Droga. Ah Pandi Pandi ç’të ka gjetur. Je zhytur në narko-socializëm. Je me Edi Drogën, dhe Saje Qorrin”, tha Rama duke u sforcuar, për të qeshur pas kësaj.

Rama është akuzuar nga shumë persona publik, veçanërisht nga ish-kryeministri Berisha, se që në kohën që u fut në politikë ai është një përdorues i rregullt i kokainës. Madje Dritan Prifti ka deklaruar shumë kohë më parë, se ka qenë vetë dëshmitar kur Rama thithte sasi të mëdha droge në zyrën e tij, kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vetëm pak ditë më parë, edhe Ilir Meta nga Berati lëshoi ndaj tij akuza të ngjashme.

Por përveç kësaj, epiteti “Edvini Droga” ju përforcua pas shndërrimit të vendit, në një fermë gjigante të kultivimit të kanabisit gjatë vitit të kaluar, fakt që kryeministri Rama është përpjekur ta mohojë gjithmonë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?