Ministri i ‘shqyen’ derën Sekretares së Përgjithshme/ VIDEO

0

Një nga rregullat e kësaj fushate, për të cilën ranë dakort Edi Rama dhe Lulzim Basha ishte se nëpunësit e administratës që kandidojnë për deputetë, pezullohen nga detyra.

Ky ka qenë rasti i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha e cila nuk pranon të largohet nga zyra, megjithëse është përfshirë në listën e kandidatëve të PS.

Pasi e nxorrën jashtë me polici, ajo ka marrë çelsat e zyrës me vete dhe Ministri i PD, Gazmend Bardhi dha urdhër të shqyhet dera.

E gjithë skena është filmuar nga sekretarja e Juliana Hoxhës. Shikoni videon më poshtë si kanë degraduar sherret në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa kryeministri përsërit çdo ditë lajtmotivin e fushatës: Po bëjmë shtet!

Video:
comment
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author