Bossët e sondazheve/ Carlo Bollino takim me drejtuesin e Piepolit para sondazhit për zgjedhjet. Foto

Aktualitet Te tjera

Instituti Piepoli në bashkëpunim me Report Tv ka nxjerrë sot sondazhin e dytë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Syri.net ka siguruar një foto se Presidenti italian i Institutit Piepoli është takuar në Tiranë me pronarin e televizionit Report, Carlo Bollino, ky i fundit i njohur për afërsinë me Kryeministrin Edi Rama dhe përfitues i disa tenderave nga qeveria socialiste.

Sikurse mund ta shikoni në foton më poshtë, Carlo Bollino dhe presidenti i Piepoli Roberto Baldasarri darkojnë së bashku në një restorant në Tiranë.

Bollino dhe Roberto Baldassari nuk i kanë shmangur dot tonet e larta. Bisedat mes tyre janë dëgjuar, ku duket se janë marrë vesh për të shpallur fituese Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, me 73 mandate deputetësh, duke ndryshuar momentin e fundit shifrat e sondazhit në favor të “Rilindjes”.

Gjatë emisionit në Report Tv ku u prezantuan rezultatet e sondazhit Piepoli, Roberto Baldassari ishte në lidhje me skype nga “zyrat e tij në Itali”, duke ndërhyrë herë pas here në emision.

Kjo gënjeshtër del zbuluar nga kjo foto e siguruar nga Syri.net, i cili ndodhet në Tiranë dhe jo në shtetin fqinj. Të paktën do të ishte më e ndershme që Bollino ta kishte ftuar në studio Baldassarin dhe jo të bënte një lidhje false me zyrën e tij në Itali.

Image

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?