Pritet konferencë urgjente për shtyp nga Meta Në orën 11.15

Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kreut të Partisë Drejtësi Integrim e Unitet, Shpëtim Idrizi. Së bashku me Metën ka qenë edhe kreu i LSI-së Petrit Vasili, ndërsa takimi është zhvilluar në selinë e LSI-së

Kreu i PDIU-së, Idrizi ka qëndruar pak minuta më pas është larguar i pari nga selia e LSI-së. Nuk dihet ende saktësisht se për çfarë kanë folur tre liderët, por si LSI ashtu edhe PDIU, dy forcat aleate të PS-së në qeverisjen aktuale kanë qenë më të sulmuarat nga kryeministri Edi Rama në këtë fushatë zgjedhore.

Takimi Meta-Idrizi vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve dhe në një situatë ku të gjitha partitë kanë shkuar pa koalicione parazgjedhore drejt datës 25 qershor.

Gjithashtu Meta pritet të dalë në një konferencë për shtyp për të bërë të ditur se çfarë u diskutua në takim.

Image

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments