Plarent Ndreca, është zyrtari që ka nxjerrë tezat e provimeve maturës, për përfitime politike.

0

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Plarent Ndreca, është zyrtari që ka nxjerrë tezat e provimeve maturës, për përfitime politike.

Denoncimi bëhet nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili i referohet një inspektori në provimin e zhvilluar disa ditë më parë.

Ja çfarë shkruan Berisha në rrjetet sociale:

“Ju informoj se Plarent Ndreca është përgjegjësi kryesor për daljen e tezës së provimeve, e cila u kap në flagrancë nga Ministrja Karabina në Kurbin, ku drejtoreshë arsimi është kushurira e Plarent Ndrecës.

Ky telefon u kap nga vetë ministrja dhe siç duket nga fotoja është zgjidhur në një tavolinë zyre dhe kjo duket qartë nga lloji i tavolinës dhe gishtat e drejtoreshës së arsimit që e ka zgjidhur nga zyra e vet

Inspektorët e MAS në Kurbin nuk kryenin asnjë lloj efekti në provime, sepse kur vetë minitrja kapi 5 vetë duke kopjuar haptazi, mendoni pak se çbëhet më tej Janë ende 2 provime të maturës të cilat janë në rrezik të madh me Plarent Ndrecën në krye, pasi ai ka bërë ndarjen e njerëzve sipas zonave të monitorimit, pa dijeninë dhe aprovimin e ministres.

Një tjetër aspekt që u konstatua është se maturantët që liheshin të lirë të kopjonin ishin të “shënuar” dhe dalloheshin nga një byzylyk që mbanin në dorën e djathtë, pra atë që shkruanin

Në Fushë Krujë fenomeni i byzylykëve ishte pothuaj nga 10 vetë në çdo klasë

Edhe nga këta që kapëm me celular kishin byzylykë

Kjo s’ka qenë rastësi pasi na e kishin denoncuar vetë maturantët

Ky telefon u kap nga vetë ministrja dhe siç duket nga fotoja është zgjidhur në një tavolinë zyre dhe kjo duket qartë nga lloji i tavolinës dhe gishtat e drejtoreshës së arsimit që e ka zgjidhur nga zyra e vet”.

Ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka depozituar sot në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal për Plarent Ndrecën.

“Ai akuzohet për shkelje të rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij që cenojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2017, si dhe detyrimeve ligjore të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 01.06.2017, ‘Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017’”, thuhet në një njoftim të MAS.

Gjithashtu, Karabina ka depozituar pranë Departamentit të Administratës Publike, kërkesën zyrtare për lirimin e menjëhershëm të Ndrecës nga funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm.

Postimi i Ish kryeministrit

Image

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author