AktualitetTe tjera

Vëllai i ish-drejtorit të PS-së: “Ça do të premtojë LSI-ja do ta premtoj unë, por do ta jap paradhënie, vetëm nga inati”. VIDEO

Ish-drejtori i emeruar nga PS-ja në AKU-në e Durresit, i ka telefonuar nje mbeshtetesi te LSI-se duke i bere oferte qe vetem e vetem te mos votoje per LSI-ne. Ai e fton edhe per kafe, teksa Sul Hida, mbeshtetesi i LSI, e ka publikuar biseden ne profilin e tij ne FB, me nje reagim ku ben thirrje te mos shitet vota.

Reagimi i Sul Hidës:

Mua nuk më blen dot as vëllai i Afrim Bakaj, as ndonjë eksponent i lartë i PS Durrës dhe askush për asgjë!

Miqtë e mi,
Mos e shisni Votën!
Vota është vullnet i lirë, vota është e fshehtë!
Unë ftoj cdo mik, shok, të njohur mos bjerë pre e ofertave, joshjeve, presioneve! Askush mos trembet, askush mos tutet, as paraja e as presionet për humbjen e vendit të punes, nuk do të ndalin verdiktin e qytetarëve më 25 Qershor!
Më besoni, askush nuk blen e shet pa një çmim!
Vota nuk ka çmim!
Vota është e ardhmja ime, e ardhmja jote, e ardhmja femijëve të tu!
Votoni për Durrësin, Votoni kundër arrogancës, hajdutërisë, makuterisë!
Votoni me shpirt, votoni me zemër!

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?