Sondazhet zgjedhore që trondisin kryeministrin, çatia e 60 mandateve ngelet e pakapërcyeshme deri tani

Aktualitet Te tjera

Burimet e 360grade.al, bëjnë të ditur se porositja e sondazheve është bërë tashmë një sëmundje në stafin e kryeministrit. Fillimisht ato porositeshin çdo muaj, tani kanë filluar të porositen çdo javë.

Mirëpo kjo ndryshon fare pak thelbin e rezultatit. Dukshëm në këto sondazhe është përmbysur ambicia e kryeministrit për të fituar më shumë se 60 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Deri më tash këto sondazhe e japin PS, si fituese e jo më shumë se 59 deputetëve, ku qarqet më pjellore për PS-në e Ramës, mendohet se do të jenë, Fieri, Vlora dhe deri diku Tirana.

Mirëpo çatia e 60 mandateve duket e vështirë të tejkalohet, sepse vota e majtë ka shumë përçarje, peshon shumë faktori Blushi dhe sidomos faktori Kokëdhima.

Ndërsa LSI, vijon një trend rritës dhe fushata agresive kundër saj, nuk e ka prekur dhe tërhequr elektoratin e saj.

Stafi i kryeministrit, mendon me trishtim se do t’i duhet t’i kërkojë ndihmë të përsëritur LSI, për të mbeturi sërish në pushtet.

Mirëpo enigma mbetet se si do të reagojë LSI, pas Zgjedhjeve të përgjithshme. /360grade.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?