Nga Nelson Qirjako/ Mbi ‘Shqiptarët duke luajtur shah’

Aktualitet Analize Shkrime

Rreth viteve tetedhjete te shekullit te kaluar, kur u be e njohur te ne tabloja e piktorit freng Leon Zherom, ku jane paraqitur dy shqiptare, me veshje kombetare, qe luajne shah, ndersa nje i trete, ne kembe, e sheh me vemendje ndeshjen qe po zhvillojne te dy shoket e tij, na lindi mendimi ta njehsonim pozicionin e lojes dhe ta paraqisnim ate ne nje diagram.
Nje njehsim te nje pozicioni te nje loje shahu, te zhvilluar ndermjet Shekspirit dhe te mikut te tij Ben (Benjamin) Xhonsonit, ku keta jane paraqitur ne nje tablo nga piktori dhe kritiku i artit flamand, autori i permbledhjes se cmueshme te “Jeteve” te piktoreve te shquar, Karl van Mander (1548-1606), e realizoi mjeshtri sovjetik Majzelis, i cili njehsimin e tij e beri te ditur me 1964 ne revisten “Shahmaty v SSSR”.
Dihet qe ne vitin 1603 teatrot londineze qendruan te mbyllura per nje kohe te gjate, ne fillim ne shenje zie pas vdekjes se mbretereshes Elizabeta, e pastaj – per shkak te renies se epidemise se murtajes ne qytet. Shume londineze shkuan atehere neper vendet e aferta. Mundet qe ne kete kohe Shekspiri me Benjamin Xhonsonin (1572-1637), poetin me te mire dramatik te Anglise, te kene ikur ne Holande, ku van Mander t’i kete paraqitur ne tablone ne fjale, ku ata shihen duke luajtur nje ndeshje shahu, pozicionin e se ciles, sic thame, e njehsoi Majzelisi.
Ne tablo shihet qe Shekspiri mban ne doren e djathte nje fil te zi (ka te ngjare, te hequr nga katrori b4) dhe gatitet te marre mbretereshen e bardhe ne c3, per te bere mat. Qe Shekspiri ka ditur te luaje shah, kjo nuk vihet ne dyshim, madje ne disa vepra te tij, ai jo vetem ka permendur lojen e shahut, por edhe ndonje term shahistik. Dihet qe kjo loje ne art nuk eshte pasqyruar vetem ne pikture dhe skulpture, por edhe ne letersine artistike, si ne proze dhe ne poezi.
Stefan Cvajgu ne vepren e tij “Novela e shahut”, kur pershkruan zhvillimin e ndeshjes, qe luan Centovici (ne novele kampioni i botes ne shah) kunder tre konsultanteve: Mak Konorit, doktorit B dhe tregimtarit, ka patur parasysh, sic e pohon edhe shkrimtari vete, finalen e lojes Aljekin-Bogoljubov, te zhvilluar ne turneun e Pistujanit te vitit 1922, e cila sipas Cvajgut, ishte e njejte me ate te Centovicit me tre kundershtaret e tij, ku radhen e levizjes e kishte i ziu.
Edhe Pushkini, i cili dihet qe luante shah, ne nje episod te romanit te tij ne vargje, “Eugjen Onegin”, e permend lojen e shahut ne rastin kur menjane te tjereve, dy personazhe te romanit, Vladimir Lenski dhe Ollga Larina, zhvillojne midis tyre nje ndeshje shahu:

“Te vetem, krejt te menjanuar,
Me berryl mbeshtetur, syperdhe,
Fillojne – ata nje shah me – nge,
Qendrojne thelle te menduar,
Dhe Lenski me ushtarin e tij
Merr torren e vet si n’enderrim.”

I frymezuar nga keto vargje, njeri nga mjeshtrat e pare rus, Ilia Shumov, (1819-1881) duke menduar se si mund te njehsonte kete loje, ku “Lenski me ushtarin e tij merr torren e vet si n’enderrim”, perfytyroi nje pozicion te variantit Mucio te Gambitit te Mbretit te pranuar, qe ishte ne mode ne shekullin e 19-te, pozicion te cilin, mjeshtri rus e botoi se bashku me variantin, ku Ollga, pas levizjes se gabuar te Lenskit, e bente ate mat jo me me’ shume se 6 levizje.
Keta shembuj qe permendem ketu, na shtyne qe t’i hynim punes per njehsimin e pozicionit te tablose se Zheromit “Shqiptaret duke luajtur shah”, te cilen kur e veshtron, te krijon pershtypjen qe ndeshja ka arritur ne kulmin e saj, sepse lojtari me i moshuar, i cili luan me guret e zinj, qendron i perqendruar me nje vemendje te madhe, gje qe tregon se ky qendrim mund te jete si rezultat i zhvillimit te ndonje kombinacioni nga ana e kundershtarit qe luan me guret e bardhe.
Po te arrinim te njehsonim pozicionin, ai do te bente pjese ne historine e shahut shqiptar i regjistruar, pas atij te Demir Hanit (rreth vitit 1600), por shpejt konstatuam se njehsimi i pozicionit te paraqitur nga Zheromi, ishte teper i veshtire ose i pamundur, sepse piktori e ka kapur pamjen nga larg dhe pozicioni i gureve nuk ka dale i plote, pervec kesaj, na e bente te veshtire punen edhe mosqenia perpara syve e tablose origjinale. Keshtu qe, per ta patur me te lehte orvatjen tone, shfrytezuam nje skicim te tablose te bere qe me perpara nga autori Zherom, ku pozicioni i lojes eshte paraqitur me i plote, megjithese edhe ne kete rast kishte veshtiresi njehsimi, sepse guret jane paraqitur ne skice me te vegjel e me te njejten madhesi dhe vec kesaj, nuk mund te percaktohet ngjyra e tyre, pra, se cilet jane guret e bardhe dhe cilet te zinjte.
Pas shume perpjekjesh te herepashershme kembengulese dhe duke bere ballafaqimin e pozicionit te tablose me ate te skices, arritem t’i bejme nje njehsim atij, ku radhen e levizjes e ka i ziu.
Me njehsimin e pozicionit pame se kishim te benim vertet me perfundimin e nje kombinacioni, ku i ziu eshte i shtrenguar te beje nje levizje te detyruar, pas kryerjes se te ciles, i bardhi e ben mat me tri levizje.
Per te gjetur se si kishte filluar kombinacioni, na u desh te benim levizje prapakthehu.

Pasi mberritem ne fillimin e kombinacionit, por edhe ne nje pozicion mesloje, ku tashme te dy lojtaret kishin kembyer figura, menduam qe te provonim per te vazhduar me tej me levizje praptazi, me synimin se mos arrinim te rikrijonim te gjithe lojen, nje pune kjo shume e veshtire dhe pothuajse shpeshhere e paarritshme, gje qe pas shume perpjekjesh te lodhshme e humbje kohe, te shkon mundimi huq, por megjithate ne shkuam me tej dhe pasi beme 24 levizje me kthime dhe rikthime te herepashershme duke arsyetuar, mberritem prane fillimit te lojes edhe konstatuam se ajo kishte filluar sipas nje varianti te Hapjes se Qendres, keshtu qe nuk e patem te veshtire te mberrinim ne pozicionin fillestar te saj.
Me njohjen keshtu te ecurise se ndeshjes, per te cilen nuk dime, per fat te keq, se cilet jane ata qe e luajten, e regjistruam ate qe nga fillimi deri ne fund.

Loja, ne fjale, na tregon mire, pergjate ecurise se saj, se kemi te bejme me dy lojtare praktike, te cilet nuk i dinin parimet moderne dhe nuk ka sesi t’i dinin, sepse ato u bene te njohura nga kampioni i pare boteror i shahut, Shtajnic (1836-1900), ne vepren e tij “Manuali Modern i Lojes se Shahut”, 30 vjet pas zhvillimit te ndeshjes se dy shqiptareve te Zheromit.
Po kush ishte autori freng i tablose “Shqiptaret duke luajtur shah”?
Piktori francez Zhak-Leon Zherom u lind ne Vosoul, Haute-Saone, France, me 11 maj 1824, vinte nga nje familje artizanesh, ku i ati vazhdonte traditen e argjendarit. Qe ne djaleri Zheromi pelqente pikturen, dhe studimet e para (e me pas) ai i beri ne Paris prane ateliese se pikorit te njohur te asaj kohe, Paul Delaroche. Me tej vazhdoi ne ateliene e piktorit teper te njohur orientalist Charles Gleyre, i cili kishte krijuar mjaft tablo me temen e Orientit, madje Zheromi shume shpejt u be asistenti i tij.
Ai eshte njeri nga piktoret realiste me te spikatur te kohes se vet dhe njihet si nje nga perfaqesuesit me te medhenj te piktures boterore te stilit te njohur me emrin “Akademizem”, stil qe mjeshtri e ndoqi jo vetem ne pikture, por edhe ne skulpture.

Veprat e tija jane te ekspozuara neper muzete me te famshem. Ne seksionin francez te Muzeut Metropolitan te Artit ne Nju-Jork jane te ekspozuara pese piktura origjinale me tematike shqiptare, nder te cilat edhe ajo “Shqiptaret duke luajtur shah”. Nje karakteristike e veprave te tij eshte se pothuajse ne te gjithe ciklin e mirenjohur, shqiptaret jane perhere dhe kudo te pranishem, punime keto qe i dhane fame ketij piktori si mjeshter orientalist!
Udhetimin e tij te pare drejt Orientit Zheromi e ndermori ne fundin e vitit 1855 dhe ne ekipin e tij kishte me vete dramaturgun Emile Augier (1820-1889), dy piktoret Leon Belly (1827-1877) dhe Narcisse Berchere (1819-1891), si dhe mikun e tij, skulptorin Auguste Bartoldi (1834-1904), qe do te ishte dhe fotografi i ketij ekipi artistesh, i cili me vone u be i famshem si projektuesi i Shtatores se Lirise ne Nju-Jork.
Pasi u nisen nga Marseja, me 8 nentor 1855, me anijen “L’Osiris”, ata iu drejtuan brigjeve te Egjiptit. Ne kujtimet e tij Zheromi do te shkruante: “Jemi pese miq, jo me shume para, por me shume entuziazem. Morem me qira nje barke dhe per kater muaj udhetuam neper Nil, duke gjuajtur dhe duke pikturuar nga Damiette ne Philae. Pastaj u kthyem ne Kajro dhe qendruam kater muaj te tjere, ne nje nga shtepite e Sulejman pashes, i cili na e dha me qira. Meqe ishim franceze, ai na ofroi nje mikpritje te perzemert. Shume nga pikturat u pikturuan buze Nilit, “Atit te lumenjve””.
Ne kontekstin historik duhet te theksojme se ne kohen kur Zheromi vizitoi Egjiptin per here te pare, ne vitin 1856, sundimtar i ketij vendi ishte Said pasha, djali i katert i Mehmet Ali pashes (1769-1849), shqiptarit nga Zemblaku i Korces, qe ne vitin 1805 mori nen kontroll Egjiptin dhe themeloi dinastine mbreterore te atij vendi, e cila sundoi aty per 148 vjet me radhe, deri ne vitin 1953… Mbas kesaj vizite, Zheromi shkoi edhe here te tjera ne Egjipt dhe u prit me nderime nga familja mbreterore. Ai nderroi jete ne Paris me 10 janar 1904.
Disa vjet pas njehsimit qe i bera pozicionit te Zheromit, im ate pati mendimin te botonte ne shtyp nje artikull mbi kampionatin e pare kombetar te shahut te vitit 1933, gare ne te cilen mjeshtri Xhafer Caushi fitoi ne menyre sensacionale lojen me austriakun Franc fon Shlajger, por qe per fat te keq ajo ndeshje nuk ishte regjistruar, si edhe te tjerat e ketij kampionati, ngaqe lojtaret tane ne ate kohe nuk dinin t’i regjistronin lojerat, pra, dokumenti i asaj ndeshjeje, ne te vertete, nuk ekzistonte tashme, dhe tim eti i dukej jo fort e hijshme qe te shkruante per kampionatin e pare pa paraqitur lojen me interesante te tij. Keshtu qe me kerkoi te beja perpjekje se mos arrija te rikrijoja ndeshjen ne fjale.
Kompozitori yne i mirenjohur Mina Peci se bashku me Zef Ashten, shahist dhe gazetar shahistik, pas shume bisedash me Xhafer Caushin, kishin bere shume perpjekje per ta rikrijuar ate loje, por nuk paten mundur t’ia dilnin mbane, ngaqe te dhenat e Xhaferit, pas kaq vjetesh, binin ne kundershtim me njera-tjetren. Megjithate Minai kishte arritur te njehsonte fundin e lojes, nje finale interesante, te cilen ai e botoi ne revisten “Pionieri”.
Duke patur parasysh finalen ne fjale dhe ngaqe kisha tashme njefare pervoje, me kishte rastisur te shihja pozicione meslojerash te botuara ne revista dhe gazeta dhe ndonjerit prej tyre dhe i kisha arritur t’ia gjeja levizjet fillimore, duke rikrijuar keshtu lojen te plote, si p.sh. pozicioneve te ndeshjeve Cigorin-Tejhman, Londer 1899; Levicki-Frejman, turneu i Vilnes, 1912; Adams-NN, Londer 1916; Torres-Aljekin, Sevilia 1922; Botvinik-Aljekin, turneu i AVRO-s, Amsterdam 1938 dhe, vec kesaj, kisha filluar tashme te merresha dhe me kompozime problemash dhe etydesh shahistike, duke u rreshtuar keshtu ne plejaden e kompozitoreve shahiste shqiptare, pra shpresoja t’ia dilja ne krye rikrijimit te lojes Caushi-Shlajger, prandaj e pranova kerkesen e tim eti, por edhe ngaqe mendoja qe nuk humbisja gje se beja nje prove, edhe se puna per rikrijimin e lojes ishte ne te vertete shume e veshtire, madje me e veshtire sesa ajo e pozicionit te tablose se Zheromit, sepse aty ndeshja kish perfunduar ne mesloje, kurse ajo e Xhafer Caushit ne finale.
Pikesepari, perpara se te filloja, m’u desh te merrja kontakt me mjeshtrin Xhafer Caushi dhe mbas disa bisedash me te, i mora atij shume te dhena, duke i mbajtur shenim ato dhe, pasi i fiksova mire ne mendje, i hyra punes. U mora ne fillim me finalen e Mina Pecit, duke hamendesuar levizjet hipotetike qe mund te ishin bere nga te dy lojtaret perpara se ndeshja te mberrinte te finalja ne fjale. Keshtu hap pas hapi, me analize prapavajtese, duke marre kontakte edhe me mjeshtrin Xhafer Caushi, kalova nga nje etape ne tjetren te lojes. Duke qene se veshtiresite analitike, si edhe ato kujtesore te te dhenave te vete mjeshtrit Caushi, po vinin gjithnje duke u rritur, e ndala kete menyre ecurie dhe kalova ne fazen fillestare te lojes, e cila nga te dhenat qe kisha, dukej me e qarte, megjithate, qe te mund te lidheshin midis tyre te gjitha etapat, m’u desh te beja kthime prapa dhe anullime ne vargje levizjesh, por, edhe se haseshin shume veshtiresi, ecuria behej gjithmone e me terheqese, deri sa u arrit rikrijimi i gjithe lojes.
Pas kryerjes se kesaj pune, ia tregova ndeshjen e rindertuar tim eti.

Ai i entuziazmuar ia zhvilloi ate ne klubin e shahut te kryeqytetit, po ne mbremjen e asaj dite, mjeshtrit Esat Duraku, i cili i habitur e kish pyetur: “Posi arriti Nelsoni ta rikrijoje kete loje? Eshte shume e veshtire te realizohet nje gje e tille, ne mos e pamundur. Kjo eshte nje mrekulli!”. Im ate i ishte pergjigjur se megjithate mendonte qe lojes duhej t’i behej ndonje permiresim. “Lereni, mos e ngani me, se mos luanin me mire se kaq shahistet tane me 1933!”, – i pat folur tim eti mjeshtri Duraku, por im ate nuk desh ta linte ate loje me aq. Ne kujtimet e tij, ai shkruan:
“Ka qene ne nje pasdite gushti te vitit 1983 qe ne lulishten e shtepise se Xhafer Caushit ne Tirane u ndodhem, bashke me Xhaferin, Sotir Qirjaku, Mina Peci dhe Nelson Qirjaku, keta tre te fundit shahiste dhe njekohesisht problemiste shahu. Aty ra fjala per finalen e lojes vendimtare te kampionatit te vitit 1933, finale e restauruar dhe botuar nga Mina Peci, si dhe rikrijimin e krejt ndeshjes nga Nelsoni, mbeshtetur ne remineshencat e vete Xhaferit.

Pa e zgjatur me, e zhvilluam ate loje me synimin per t’i bere ndonje permiresim me propozimin e njerit apo tjetrit dhe sidomos rikujtimesh te vete Xhaferit. Askush nuk u merzit gjate zhvillimit te lojes, perkundrazi shqyrtimi i levizjeve behej pasionant per te gjithe, deri sa i perfunduam krejt ato, duke u bere ndonje permiresim, me kenaqesine e te gjitheve dhe ne radhe te pare te vete Xhaferit, i cili, i gezuar se tepermi, na falenderoi dhe na pergezoi te gjitheve per perkushtimin tone dhe ne menyre te vecante Nelsonin qe, me sugjerimet e tij “te cmueshme” te meparshme, si edhe te asaj dite, e kish nxitur Xhaferin te rikujtonte lojen e vertete kur shpeshhere dukej se nuk kishte me rrugedalje!”.
Loja e shahut eshte nje bashkudhetare e kultures se nje populli, qe gjithmone shfaqet ne radhe te pare tek elita dhe te shtresat e larta te tij, gje qe tregon se ai popull eshte me kulture. Im ate vertet e shkroi artikullin mbi kampionatin e pare kombetar te vitit 1933, por pati nga ata qe bene cmos, si perhera, per artikujt e tij me karakter historik qe, nga cmira dhe me keqdashje, ta pengonin botimin e tij, me synimin gjoja per te mbrojtur mendimin ideologjik se ishte Partia ajo, “yll, diell e drite”, qe solli lindjen e sporteve dhe zhvillimin e tyre ne Shqiperi, duke mos kuptuar se keshtu shpinin uje ne synimet e armiqve tane, qe gjithmone jane perpjekur ta nxjerrin, ne syte e botes, popullin tone si nje popull pa kulture. Keta elemente shkuan aq larg, sa kaluan gjer ne shpifje per ta demtuar artikullshkruesin edhe politikisht si nje njeri te demshem per regjimin, duke u shprehur:
“E para, nuk ka patur kampionate kombetare ne periudhen zogolliane. Turneu i vitit 1933, ku ka dale i pari Xhafer Caushi, nuk ka qene kampionat kombetar. Ne kete turne kane marre pjese shahiste te Tiranes dhe nje agjent gjerman.
Prandaj te flasesh per kampionate kombetare te paraclirimit dhe te Pasclirimit, sic ben Sotir Qirjaku, eshte gabim i rende historik dhe dicka me teper. Por meqe S. Qirjaku, me gjithe verejtjet dhe kritikat e bera, vazhdon te perhape keto teza dhe atij i vihen ne dispozicion edhe materiale per shaptilografim, te cilet shperndahen ne kundershtim me ligjet dhe rregullat tona, lind kjo pyetje: Pse S. Qirjaku e ben me kaq insistim kete propagande dhe pse ndihmohet e kush e mbeshtet?
Keto po i shkruaj per faktin, se kur gjenden njerez, si Sotiri, qe shtremberojne faktet, ngjarjet, kur jane ende gjalle autoret dhe aktoret e tyre, c’mund te ndodhe kur keta te vdesin.”
Kete leter, date 15 gusht 1986, hartuesi i saj ia drejtoi Komitetit te Kultures Fizike dhe Sporteve. Meqe ekziston nje ligj per ruajtjen e dinjitetit te njeriut dhe ende nuk jane hapur dosjet e sigurimit te shtetit, ne nuk mund te bejme te njohur emrin e autorit te kesaj letre.
Por me gjithe keto vicka, im ate pa u tutur aspak, vazhdoi te beje te njohur ne shtyp traditen shahistike shqiptare dhe, pasi e plotesoi se fundi hartimin mbi kampionatin e pare kombetar te vitit 1933 edhe me disa te dhena te Zef Ashtes, e botuan te dy artikullin, bashke me ndeshjen Caushi-Shlajger, te cilen e shoqeruan me fjalet: “Kjo loje paraqet interes jo vetem nga ana sportive, meqe ishte nje ndeshje vendimtare per vendin e pare ne klasifikim, por edhe nga ana teorike, mbasi ajo mbyllet me nje finale me te vertete te shkelqyer dhe mesimdhenese.”
Artikulli mbi kampionatin e vitit 1933 u prit shume mire dhe u vleresua nga lexuesit dhe kur ndonje shahist i permendte tim eti pengesat qe kishte hasur ne punen e tij per te bere te njohur traditen tone shahistike, ai pergjigjej buzagaz:
“Ah, e keni fjalen per mizat qe s’bejne mjalte? Ata ngaqe s’mund te kontribuojne vete, thone: “Meqe nuk bejme dot gje ne, nuk duam te beni as juve!””.
Vertet qe eshte nje pune e veshtire dhe e lodhshme qe te nisesh nga nje pozicion per te rikrijuar nje ndeshje shahu te plote, por ne fund te fundit ia vlen, sepse pasi ia del ne krye kesaj pune, ndien kenaqesine qe ia ke arritur qellimit dhe se, ne rastin tone, i ke dhuruar “Muzeut historik te shahut shqiptar” dy skulptura te vlefshme: “Ndeshjen Caushi-Shlajger, kampionati i 1-re kombetar i shahut, 1933 dhe lojen e tablose se Zheromit “Shqiptaret duke luajtur shah””.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?