Shkëlqim Selami: Meta donte të rrëzonte qeverinë për intersa personale. Tani jam me Ramën

0

Ilir Meta tha se ish –deputeti i LSI, Shkëlqim Selami, ishte përdorur dhe gënjyer nga Edi Rama, i cili i kishte thënë se donte ta kandidonte për bashkinë e Vlorës, por nuk e kishte lejuar Meta.

Sot ish –deputeti që iu hoq mandati për rekorde kriminale ka akuzuar Metën se donte të rrëzonte qeverinë e Ramës për interesa personale.

Në një status kundër Metës, Selami vërteton akuzat e ish –kryetarit të tij se ai ishte rekrutuar nga Rama, pasi bën thirrje për të votuar për PS –në.

Statusi i Salamit

Te dashur miq

Marrë shkas nga intervista e Z.Meta në “Opinion” sot të sqaroj diçka.

Nuk kam dashur kurrë të merrem me mediat, aq më tepër me njerëz si Meta edhe pse u përpoqën shumë të hedhin baltë mbi mua.

Më në fund e pranoi vetë dhe më vjen mirë që heqja e mandatit tim është thjesht për inat të kryetarit, pasi kërkonte rrëzimin e qeverisë për interesa personale.

Ndihem krenar që unë dhe disa deputet të LSI nuk u bëmë pjesë e pazareve për rrëzimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit në kolaps për interesat personal të Z.Meta.

Vetë kryetari i KQZ e pranoi në komisionin e ligjeve dhe në media se mandatin tim e hoqi pas asnjë provë, por sipas kërkesës së Metës.

Z.Meta ti më shumë se kushdo tjetër e di mirë se nuk kam qenë dhe nuk bëhem kurrë prona e askujt.

Karakterin tim nuk e ndryshon kurrë as karrigia, as paraja.

Në fund dua t’i bëjë thirrje të gjithë atyre që kanë besuar dhe besojnë te puna dhe ndershmëria ime të bëhemi bashkë dhe të votojmë Nr 2 më 25 qershor. Të votojmë si Vlorë, Edi Ramën, njeriun e punës njeriun që do të bëj shtet!

Njeriun që ka dash të bëjë shumë më shumë, por nuk e ka lënë miku që sot e demonstroi me qetësinë e tij live me zë dhe figurë.

Fitore PS.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author