Edukatorja e kopshtit detyron fëmijët që të thërrasin Edi Rama. VIDEO

Aktualitet

Kandidati për deputet i PD-së në Kavajë Isa Sakja ka publikuar në facebook një video ku degjohen disa fëmijë kopshti që thërrasin Edi Rama.

Sipas Sakjes këta fëmijë janë detyruar nga edukatorja e kopshtit të brohorasin për Ramën. “Ky eshte turp! Degjoni ju lutem sesi edukatoret e kopshtit “26 marsi” ne Kavaje detyrojne femijet te brohorasin per Edi Ramen!”, shkruan Sakja në statusin e tij.

Në Kavajë do të ketë një betejë të dyfishtë, për shkak se përveç zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetar bashkie.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?