Ronaldo mbetet sportisti më i paguar në botë/ Ja sa është shifra marramëndëse

0

Ronaldo mbetet sportisti më i paguar në botë duke i marrë të gjitha disiplinat së bashku, sipas revistës amerikane “Forbes”. Ronaldo ka fituar shifrën marramendëse prej 93 milionë dollarësh (82.6 M€) prej të cilave 58 milionë nga paga dhe 35 milionë nga reklamat këtë vit duke ruajtur kryesimin e një viti më parë.
Ylli i Real Madrid-it ka kaluar kështu atë të NBA-së LeBron James (86.2 milionë dollarë të ardhura në total) dhe rivalin e tij te Barcelona Lionel Messi (80 milionë dollarë) sipas Forbes. Në top 5 të sportistëve më të paguar në botë janë gjithashtu ylli i tenisit Roger Federer dhe basketbollisti Kevin Durant.
Futbollistë të tjerë janë më larg në top 50-en e renditur nga revista amerikane. Neymar i 18, Gareth Bale i 24 dhe Zlatan Ibrahimovic i 30. Forbes saktëson se aktualisht dhe për sezonin tjetër do të jetë shumë e vështirë të zbresësh nga froni njeriun me 121 milionë ndjekës në Facebook, CR7.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author