Grabitje me armë tek liqeni artificial

Aktualitet Te tjera

Një adoleshent ka denoncuar në policinë e Tiranës mbi grabitjen e çantës dhe dy celularëve në Kodrat e Liqenit në Tiranë. Burime policore bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, ndërsa adoleshenti është kanosur me thikë nga dy persona, ende të paidentifikuar.

Burimet policore shprehen se dyshohet se grabitësit janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera të ndodhura në kohë të ndryshme në të njëjtën zonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *