Vritet për herë të dytë terroristi shqiptar Lavdërim Muhaxheri/ Ja kush e jep lajmin
Ka mbetur i vdekur gjatë një sulmi me dron nga ushtria amerikane Lavdërim Muhaxheri.
Lajmi për vdekjen e Muhaxherit u raportua nga mediat kosovare dhe u konfirmua edhe nga vëllai i tij, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.
Lavdërim Muhaxheri ka qenë anëtar i organizatës terroriste ISIS, dhe drejtues i shqiptarëve në këtë organizatë.
Muxhaxheri u bë i famshëm për kërcënimet e vazhdueshme, edhe ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për thirrjet për të qëlluar mbi futbollistët izraelitë, gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, në Elbasan Arena, nëntorin e vitit të kaluar.
Total 0 Votes
0
0