YouTubesqaron rregullat e gjuhës së urrjejtes

0

“YouTube” ka sqaruar rregullat e tij mbi gjuhën e urrejtjes për të mundësuar prodhimin e videove të dinë përmbajtjen që e konsiderojnë “miqësore ndaj reklamimit”.

Në postimin në blogun e tyre, faqja e publikimit të videove thotë se nuk do të lejojë reklamat që shfaqen me përmbajtje urryese apo diskriminuese.

“YouTube” thotë se, po e bën këtë ndryshim për të “adresuar shqetësimin e reklamuesve rreth vendit ku vendosen reklamat e tyre”. Por disa bloger thonë se rregullat janë shumë strikte dhe do të prekin të ardhurat e tyre.

Në gusht, disa yje të “YouTube” u ankuan se videot e tyre janë shënuar si “jomiqësore ndaj reklamimit” dhe nuk kishin fitime nga të ardhurat nga reklamat.

Lajmërimi i fundit sqaron detajet e llojit të përmbajtjes që nuk do të mundë të fitojë para në faqe.

Ai përshkruan si përmbajtje “urryese” çdo video që promovon diskriminimin apo “diskreditimin dhe poshtërimin” e njerëzve në bazë të racës, etnisë, kombësisë, fesë, paaftësisë, moshës, statusit të veteranit, orientimit seksuale, identitetit gjinor, apo “karakteristika të tjera të lidhura me diskriminimin sistematik”.

Faqja refuzon gjithashtu të vendosë reklama pas videove që “përdorin gjuhë pa respekt që turpëron apo fyen një individ apo grup”. Këto udhëzime i dekurajojnë prodhuesit e videove të bëjnë parodi “të papërshtatshme” duke përdorur karaktere argëtuese popullore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author