Tom Doshi sërish në prokurori për akuza të reja ndaj tij
Deputeti Tom Doshi ka shkuar paraditen e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme ku është thirrur për ti komunikuar një akuzë.
Burime nga institucioni i akuzës kanë bërë të ditur se Doshi dyshohet për ‘deklarim të rremë pasurie’ dhe sot pritet që ti komunikohet akuza ose pushimi i saj.
Ndaj deputetit Tom Doshi ka ngritur një padi ILDKPI-ja, e cila thotë se ai ka bërë deklarim të rremë të pasurisë së tij.
Nga ana e tij deputeti Doshi i ka hedhur poshtë akuzat, duke e akuzuar kreun e ILDKPI-së, Shkëlqim Ganaj si njeriun më të korruptuar në Shqipëri.
Aktualisht Tom Doshi është kandidat për deputet në zonën e Shkodrës nën logon e Partisë Socialdemokrate të Skënder Gjinushit.