Rama bëhet tapë me raki dhe ngre dolli për Bashën/ Dhëndër Tepelene e kemi

Aktualitet Te tjera

Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Vlorë ka ndaluar për të drekuar me një grup peshkatarësh. Dhe ashtu siç e do zakoni shqiptar, në tryezë nuk mund të mungonte rakia dhe dollia.

Por pas ca gotave raki, fillon dhe i do më shumë njerëzit, qofshin këta edhe kundërshtarë politikë, pasi Rama ka ngritur dhe një dolli për kreun e opozitës Lulzim Basha.

“Hajde ngremë një dolli tani, do pimë për Bashën në Mallakastër. Dhëndër Tepelene e kemi, kur shkon në Hollandë thotë jam holandez, kështu që gëzuar”, -tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë ju ka premtuar peshkatarëve se do tu vijë në ndihmë për zgjidhjen e problemeve.

Total 4 Votes
2

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?