Basha: Jeni mërzitur se ju kanë ikur 30 drejtorë? Do t’ju ikin edhe 300 nëse hyjnë në fushatë. Video

Aktualitet Politike Te tjera

Lulzim Basha, nga Mallakastra. ka paralajmëruar sot qeverinë se ministrat e tij, 7 gardianët e votës, janë në gjendje të shkarkojnë edhe 300 drejtues të tjerë të lartë të administratës shtetërore nëse ata do të përfshihen në fushatën elektorale.

“Në 90 ditë, – tha basha, duke kujtuar protestën e Çadrës, – ne ia dolëm të rrëzojmë projektin e rremë të oligarkisë dhe sot vijmë tek ju me një betejë të fituar nga bashkimi i fituar për demokraci të vërtetë: me gjysmën e kabinetit të republikës së vjetër të ndryshuar, me 7 gardianë të votës së lirë që do të çojnë prapa hekurave këdo që prek votën.

Thonë se kanë ikur 30 drejtorë, por do të ikin dhe 300 të tjerë nëse do të guxojnë të prekin votën e qytetarëve. Koha e zullumqarëve, mashtruesve po merr fund. Po vjen koha e njerëzve të thjeshtë nga Mallakastra dhe gjithë Shqipërisë.

Ju e dini fare mirë se kjo nuk ishte dhuratë, ju e dini fare mirë se çfarë e shtyu republikën e vjetër të dorëzohej dhe të jepte kapitullimin. Askush tjetër veç jush nuk e fitoi këtë betejë,” theksoi Basha.

Basha tha se qeveria kujtohet për Mallakastrën se aty është nafta dhe interesat e saj,  pa zgjidhur asnjë problem të qytetarëve, të naftëtarëve sidomos, të cilëve u dha një status që nuk u thotë asgjë. Ndaj, ai tha se do të bëjë gjithçka për punësimin e shqiptarëve si kryeministër i ardhshëm, “gjithçka përveç luftës së armatosur”, – siç nënvizoi. Basha vuri në dukje faktin se edhe Mallakastra gjatë kësaj qeverie u mbush me kanabis, si e gjithë Shqipëria.

“ Të gjitha këto nuk ranë nga qielli, – tha kreu demokrat, –  por janë rezultat i një qeverie dhe një kryeministri. Kur është mirë Besua, është edhe Mallakastra. Hajde t’i fusim një pikturë, një qyp me baltë, se mallakastriotët “janë mirë!”.

Jam këtu për t’ju thënë se prioriteti im absolut do të jetë mirëqënia e njerëzve të Mallakastrës. E kam ndjerë dhimbjen tuaj. Sot vij me një ekip fitues, një program që do të zgjidhë problemet tuaja. Nuk do të jem ekspert as i futbollit, as i basketbollit, po do të jem kryeministri i punësimit, i naftëtarëve, kryeministri i rinisë së Mallakastrës, Fierit dhe gjithë Shqipërisë.

Do ta nis punën time me uljen e tvsh, me taksën e sheshtë 9%, me eliminimin e taksës “Rama” mbi naftën dhe me pagesën e stazhit për mijëra studentë,” theksoi Basha duke parashtruar programin e tij për të gjitha shtresat.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?