Agron Duka: PAA do jetë gjithmonë me Bashën.

0

Agron Duka dhe partia e tij edhe pas zgjedhjeve të 25 Qershorit nuk ka ndërmend që të lëvizë nga koalicioni me PD-në dhe të bashkohet me Edi Ramën siç edhe është përfolur ditët e fundit.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste e tha këtë, gjatë një prononcimi për gazetën “Sot” ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike, si edhe koalicionin e shumëpërfolur paszgjedhor ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Duka ka qenë i prerë në përgjigjen e tij sa i përket pyetjes nëse e mbështet ose jo koalicionin Basha-Rama.

Ai deklaroi se nuk e sheh të arsyeshëm një koalicion ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

“Nuk i hyj fare këtij problemi. Nuk e shoh të arsyeshme koalicionin PD-PS, por mbetet për t’u parë në të ardhmen”, deklaron kreu i Partisë Agrare Ambientaliste.

Agron Duka nuk ka lenë pa përmendur edhe koalicionin që partia e tij do të bëjë pas 25 qershorit, duke shuar kështu dyshimet e hedhura së fundmi për një koalicion të tij më Edi Ramën. Ai theksoi se PAA do të vazhdojë koalicionin e saj me Partinë Demokratike.

“Padyshim me PD. Ne kemi dalë me siglën e Partisë Demokratike dhe do vazhdojmë koalicionin me PD, me shpresë se do fitojmë. Edhe atë herë kemi mundësi të shpalosim çfarë duam, që janë në programin e PAA, por edhe që janë përshtat dhe të programi e Partisë Demokratike”, deklaroi Duka.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author