Luan Rama nga Puka: Kemi ardhur të marrim besën tuaj

Luan Rama, kandidat për deputet i LSI-së në qarkun e Tiranës, tha më 25 qershor duhet votuar numri 1 në fletën e votimit që është LSI.

“Ne vijmë që të marrim besën tuaj për shërbim të pushtetit ndaj qytetarëve, për një qeverisje me drejtim të ri që qytetarin e ka të parin dhe interesin e tij mbi ço interes tjetër. Prandaj në 25 qershor duhet votuar numri 1 në fletën e votimit që është LSI. Fitorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është fitore, është shans për të gjithë. Edhe për socialistët, edhe për demokratët, edhe për ata pa parti, sepse Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike e rinisë, është themeli i bazamentit të institucioneve demokratike në Shqipërisë, është vetë stabilitetit dhe e ardhmja evropiane Shqipërisë”, u shpreh Luan Rama duke shtuar se përveç solidaritetit dhe humanizmit që ka LSI, kjo forcë politike është pranë njerëzve në nevojë në çdo moment.

“LSI është forcë që ka në themelin e vet solidaritetin. Njerëzit e këtyre anëve ia kanë dalë të fitojnë mbi vështirësitë pikërisht në saj të solidaritetit me njëri tjetrin. Është ky solidaritet që ju bën juve të veçantë, prandaj LSI në Pukë është forcë e parë dhe do të jetë forcë e parë. Përveç besës dhe solidaritetit kemi edhe humanizmin sepse ne jemi pranë njerëzve në nevojë në çdo ditë të vitit”, deklaroi Rama.

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta theksoi në fjalën e tij se të rinjtë janë shansi për ta ndryshuar politikën dhe se ata duhen të kenë besim tek e ardhmja e tyre në Shqipëri.

“LSI forcë e parë do të thotë drejtim i ri për Shqipërinë. Fuqia e LSI-së është te rinia dhe te fjala e dhënë e fjala e mbajtur. Duam që të rinjtë ta ndjejnë që ky është vendi i tyre, ata janë shansi për ta ndryshuar këtë politikë, që të gjithë të rinjtë ta kenë besimin tek e ardhmja e këtij vendi, të investohen për realizimin e një ndryshimi të madh, ta ndjejnë që kanë një shans për t’u arsimuar, për t’u punësuar këtu dhe për të krijuar familjet e tyre”, tha Meta.

Në këtë takim mbajti edhe një fjalë përshëndetëse kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun Shkodër, Agron Çela, i cili u zotua se LSI-ja do të dalë forcë e parë dhe se do të bëjë ndryshimin në Shqipëri.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments