Nga Armand Maho/ Debati i listave para 25 qershorit nuk çon kurkund!

Aktualitet Shkrime

Debati per listat e PD, qe pas dates 26 duket se nuk do shteroj dhe per ca kohe. Jemi vetem 20 dite para zgjedhjeve dhe ky debat ishte gjeja e fundit qe i dhhej opozites. Natyrisht ato lista duhet te ishin me te menduara. Duhej nje kombinim me i mire mes eksperiences dhe prurjeve te reja. Qe te jemi te qarte. Prurjet e reja ne nje force jane mozaiku po smund te zevendesojne qendren ose boshtin ku mbeshtet nje parti politike. Eshte nje tradite ne mbare boten, sidomos tek partite e djathta ku qarkullimi i elitave behet gradualisht, cdo dhjete apo 12 vjet.

Per shembull senatori me i vjeter republikan eshte ai i Kansasit Pat Roberts 81 vjec, qe ka ne politike qe nga viti 1977, dhe nder me te rinjte eshte Marco Rubio nje prurje e vitit 2006. Po keshtu ke emra te tjere si John McCain 80 vjec,ne politike qe prej vitit 1981 me administraten Reagan, dhe shembuj te tjere plot. Madje McCain humbi dhe zgjedhjet perballe Obames ne vitin 1981, por askush se largoi politika! Nuk ndodh kurre ne partite konservatore ne bote qe figurat te prodhohen pa kaluar me pare ne filtrat e partise, ose te administratave te djathta. Ashtu sic nuk ndodh te goditet boshti i saj. Natyrisht bota akademike ka meritat e saj dhe kthimi i saj ne elite politike eshte dicka normale por ne asnje rast pa kaluar me pare filtrat e gares dhe kontributit brenda partise. Ne rast se ky kriter do shmangej atehere sdo kishim me parti por shoqata.

Kjo gje seshte aspak problem tek e majta! Edi Rama se pati hic te veshtire te fuste kalamaj si puna e Erjon Velise dhe ti imponohej Partise Socialiste. Xhaketat e vjetra shiheshin me bezdi nga djemte dhe vajzat me piersing qe mesyne ne dege e ne qender. Kjo natyrisht pati dhe pasojat e saj, sepse zgjedhjet e vitit 2009 u humben nga Rama por permasat e debatit nuk ishin keto qe po ndodhin tek e djathta, dhe kurrsesi ne fushate. Kjo sepse procesi nuk ndodhi tamam tamam rrufeshem dhe me nje te rene te sepates por edhe se pritshmerite kete here jane shume me te medha tek opozita se Rama i asaj kohe.

Gjithsesi ky eshte basti i Bashes, dhe ai e ka pranuar se vendimi eshte vetem i tij. Por keto 3 jave qe kane mbetur do tregojne nese ai ka pasur te drejte apo jo. Me 25 qershor jane zgjedhjet dhe jane ose nuk jane ne liste te gjithe ata qe kane nje detyre te caktuar ne parti duhet te japin kontributin e tyre perderisa i kane dale per zot, duke lene per nje cast menjeane hatermbetjen, dhe jo duke deshiruar humbjen sa me te thelle per interesa te momentit. Aty do jene dhe do e gjykojne, por kohe per sherre deri atehere nuk ka. Pa pare rezultatin askush ska pse ben mea culpa, as Basha! Ne rast se ka bere zgjedhjen e gabuar ai si kryetar do kete ku te pergjigjet dhe besoj e ka marre parasysh kete… deri me 25 qershor shenjestra eshte tjeter kund!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?