AktualitetPolitike

E fundit/ Basha ironizon Ramën nga Durrësi: Ngele me çitjane, jep llogari mos jep koncerte variete

Ka një javë që bën koncert variete, me batuta, me çitjane. Nuk jep llogari dhe nuk bën bilanc. Ulet mes sheshit, këndon, bërtet, fishkëllen por nuk jep llogari. A do e durojmë edhe 3 javë me koncertin variete. Është gati të bëjë dhe vertikalen në mes të Durrësit vetëm që të mos ta pyesni ku janë vendet e punës që premtoi, ku janë taksat e ulura.

Kjo është arsyeja që nuk pranon as debatin televiziv. Mos harroni 300 mijë vendet e punës që premtoi mos harroni krimin, drogën, pasigurinë. Bëhuni gati t’i jepni forcë bashkimit të gjithë Shqipërisë. A ua ka borxh durrsakëve debatin me kryetarin e opozitës, a ua ka borxh qytetarëve. Edi Rama e dëgjon këtë zë por ka frikë të përballet me të vërtetat”, tha Basha.

Kreu i PD-së paralajmëroi vendime të vështira nëse do jetë kryeministër.

“Bëhuni gati t’i jepni forcë vendimit të madh që kemi marrë së bashku. E ka marrë Shqipëria, e ka marrë Kavaja, po Durrësi e ka marrë vendimin? Durrësi e ka marrë vendimin për Republikën e Re, për ekonominë e fortë. Për një kryeministër jo të tutave të çitjaneve, jo të qejfeve.

Unë premtoj se do jem kryeministër juaj, i punëve tuaja, i halleve tuaja, i zgjidhjeve tuaja. Vendime të vështira na presin, për ta kthyer rrotën e ekonomisë. Jam gati të marr këto vendime, ndër të para ulja e TVSH-së, ulja e taksës së biznesit të vogël”, tha Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?