Deputeti i PS-së, Bujar Çela ulëret gjatë mbledhjes kur i thanë disa të vërteta/ Video

Deputeti i PS-së, Bujar Çela është filmuar në një moment që padyshim nuk mund ta bëjë të krenohet.

Një qytetar nga Lushnja ka shkruar për JOQ dhe ka dërguar disa pamje te gjuhes se perdorur mes tij dhe nje qytetari gjate nje takimi ne nje fshat te Lushnjes.

“Përshëndetje JOQ! Në një fshat të Lushnjës teksa po bëhet fushata, kryetari i Partisë Socialiste, Bujar Çela, zihet dhe debaton ashpër me banorët pjesëmarrës sepse i tha disa të vërteta që me sa duket Bujarit nuk i pëlqyen”, përfundoi qytetari.

Bujar Çela është deputet i qarkut Fier në Kuvend dhe ai është denoncuar jo më larg se vjeshtën e shkuar për abuzim me imunitetin e tij.