Nga Alketa Maksuti Beqari/ Kamasutra nuk duhet lexuar vetëm si teknikë e të bërit seks.

“Të shkosh me një grua është tjetër dhe të bësh dashuri me të krejt tjetër”

Simon de Beauvoir kur mbronte femilitetin e gruas, nisej nga të gjitha dimensionet për të cilin gruaja jeton në Tokë. Mbi të gjitha në syrin e sensualitetit, brishtësisë, elegancës, bukurisë së shpirtit.
Njihet botërisht mënyra si ajo e përcaktonte filozofinë e jetës së saj, e lirë në mendime dhe dashuri.

Trupin, nëse i dëshiron trupin një gruaje, atëhere nuk ke marr pjesën më të bukur për veten tënde, ke mbetur i paplotësuar, bosh. Nuk ka rëndësi se në cilin pozicion kamasutre ti bëre seks me këtë grua.

Nga leximet mbi mënyrën si të bësh dashuri me një grua, pavarsisht se duket sikur është teknikë për të shijuar burri dhe gruaja çfarë dy qëniet e lindura janë krijuar, gjithçka është harmoni.
Mënyra që si të arrijmë pikat më të nxehta( hot) lidhen domosdoshmërisht me përputhjen e të dy partnerëve.

Kamasutra nuk duhet lexuar, thjesht për të mësuar teknikat e të bërit seks, por shihet si Art. Lëvizjet, harmonia e gishtave, pëllëmbëve, këmbëve, vendosjes së harkuar të trupit, cilëson qartë që edhe hapat drejt kënaqësisë pa shpirtin nuk mund të arrihen.

Tek e lexoja si libër, befasohem dhe bindem njëkohosisht që lashtësia është themeli baza e të gjithë dijes, mençurisë njerëzore.
Njohës më të mirë të shpirtit dhe trupit.
Respektues më tepër ndaj marrëdhënieve në çift.

Koha, modernimi i shekullit, asgjë më shumë sesa veç e ka brutalizuar edhe këtë pjesë e ka kthyer me metoda dhune, e ka bastarduar. Finesës i ka vendosur ashpërsinë, e ka zhveshur trupin e ka lënë bosh, pa shpirt.

Pikërisht, feminilitetin e gruas thekëson edhe kamasutra.
Mënyra si i lexojmë librat na tregon si jemi formuar, ky është edhe tjetër objektiv i këtij libri.
Gjithëçka e ardhur nga koha e para lindjes së Krishtit ka Art, Kulturë, Përsosmëri.
Si gruaja është.

Imazh i ngjashëm

0 0 vote
Article Rating
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments