AktualitetAnalizeShkrime

Nga Vasil Tabaku/ Saga tronditëse e Vili Minarollit lë gjurmë në gurë mbi dhimbjen e Shqipërisë bashkëkohore

Po, është vërtetë një sagë tepër e vecantë, me mjaft interes, tronditëse, dhe mbi të gjitha shpërthyese, unike dhe e guximshme, plot befasi dhe të reja në rrafshin e politikës, jetës sociale dhe asaj diplomatike, që të lënë pafjalë, ky rrëfim I mrekullueshmë I shkrimtarit të mrekullueshem Vili Minarollit,një njeri i mirë, një plotikan mjaft cilësor me përvojë dhe ekzigjent, një intelektual mjaft i përgatitur e patjetër një figurë diplomatike e lartë. Minarolli, ky shkrimtar cilësor, i thellë dhe profesional, mjaft i lexueshëm dhe pse jo i spikatur në rrasfshin krijues shqiptar. Libri I konceptuar si një “Bisedë me vetveten” me dedikimin e vecantë “Prindërve të mij që vuajtën fizikisht dhe shpirtërisht gjatë regjimit të egër dhe antinjerëzor komunist në Shqipëri.“

Të befason në gjithë shtrirjen e tij rrëfimtare. Krijimi I fundit I Vili Minarollit, mendoj se ëhtë sa historik aq dhe letrar, sa njerzor aq dhe realist, por mbi të gjitha një shpërthim I ciltërsisë që e ka brenda vetëm e vërteta si një bërthamë e universit krijues të këtij autori mjaft dinjitoz.Mënyra se si e thotë këtë të vërtetë të madhe autori është mjaft domethënëse pse jo dhe tranditëse. Ajo rrjedh së brendëshmi nga kraharori I shkrimtarit, pra nga aty ku lindin gjithë mrekullitë krijuese, të cilat më pas shëndrrohen në një kauz e krijuesit por edhe e vet kohës.Ky libër I ri I Minarollit mendoj se sjell edhe një kontribur të ri në opusin e gjërë krijues të letrave shqipe me një formë vërtetë intriguese, interesante dhe mjaft tëerheqëse për lexuesin.Një punë mjaft serioze, tepër voluminoze, me një përgjegjësi krijuese mjaft të lartë dhe profesionale.
REALITETI BRENDA ANALIZËS SË THELLË TË MINAROLLIT DHE CA TË VËRTETA TRONDITËSE
Saga e Minarollit ka shumë “personazhe” emra të njohur të politikës dhe botës akademike, asaj diplomatike dhe shoqerore, por protagonist në këtë sagë është vet autori, të cilin nuk do ta konsideroja thjesht një personazh . Janë ca të vërteta që në fakt krijojnë mjaft diskutime pse jo dhe tronditje me faktet mjaft domethënëse që autori sjell me mjaft kujdes në libër.

Ndryshe ishim mësuar ti konceptonim disa “nyje” të historisë modern të Shqipërisë pas viteve 90 me ardhjen e pluralizmit politik dhe luftës për demokraci. Por Minaroli, duke qene vet Brenda kësaj nebuloze ku ngjizej “demokracia” si një protagonist social, historic dhe politikë na befason vërtet duke sjellë fakte dhe argument mjaft tronditëse. Them tronditëse sepse Minarolli ka hyre në brendësi të nebulozës së ngjizjes së demokracisë dhe nga aty na jep mesazhe të reja të padeklaruara më parë ose të deformuara nga propaganda e politikës shqiptare.I gjithë libri është nja material mjaft voluminoz dhe padyshim me një shtrirje kohore mjaft të gjerë.

Në të shpërfaqet me mjaft mjeshtëri dhe përgjegjësi gjithcka ka ndodhur.Minarolli shpërndan mjegullën dhe zbulon fytyrën e vërtetë të këtij tranzicioni dhe demokracisë së ëndërruar.Korrekt në rrefimin e tij, elokuent, fisnik dhe mjaft të përmbajtur, Minarolli sjellë para nesh gjithë galerinë e personazheve të njohur trë shoqerisë, politikës dhe diplomacisë.Ai nuk fyen, nuk anatemon dhe nuk dënon askënd, edhe pse vet ka patur një jetë plot vuajtje dhe privacione të renda si djali I një prindi të dënuar me burg politik nga diktatura komuniste. Minarolli është I ftoht, cerebral dhe I vërtet, bindës dhe mjaft I sinqert, veti kjo e njerëzve me integritet, dinjitoz dhe me mjaft vlera njerzore.

Minarolli bënë një vështrim mjaft të detajuar mbi periudhën e diktaturës komuniste, ku fatet njerzore ishin të nëpërkëmbura dhe liria e shprehjes dhe mednimit ishin të anatemuara.Ai jep presionin e jashtzakonshëm të diktaturës mbi inteligjiencien njerzore dhe vrasjen makabre të lirisë. Zbulon faktet dhe të vërtetën e deshtimit të filozofisë komuniste, si një sistem antinjerzor dhe mjaft obscurant.Gjithcka vjen si rezultatë I përvojës së tij dhe familjes I njerëzve që e rrethoni .Minarolli përmes jë forme mjaft komunikuese dhe shprehëse ndërton kronologjin ë e viteve nëpër të cilët kaloj Shqipëria drejt tranzicionit të vështirë.Këndi I vështrimit të Minarollit është mjaft I gjerë dhe gjithpërfshirës, duke na dhënë një atmosferë mjaft të gjallë dhe domethënëse, aq sa shpesh të duket se ti si lexues je vet protagonist.Natyrisht kjo është vlerë e shtuar jo vetëm e inteligjiencies së Minarollit, nivelit të tij të lart të formimit kulturor e social, por edhe e nje shpirti të madh e të bukur prej krijuesi.
DISTANCIMI NË KOHË I NGJARJEVE ËSHTË NJË VËSHTRIM I QARTË NGA LART
Tashmë gjith lënda e librit të Minarollit është “një e kaluar” edhe pse ajo padyshim është një e tashme e plotë dhe mjaft aktuale, duke qënë e “kaluar” të krijohet përshtypja e një vështrimi mjaft të kthjellët nga lart të gjërave.Kjo e bënë librin tepër interesant dhe të kuptueshem, me kumte mjaft të plota për realitetitn.Kështu nund të vështrojmë periudhën e vrullshme të viteve 90, kohën kur Shqipëria po hynte në epokën e re të demokracisë dhe rrëzimit të diktaturës më të egër komuniste në Evropë.Vijnë ngjarjet e Lëvizjes së madhe studentore të dhjetorit 90, formimi I PD dhe problemet Brenda kësaj partie, liderët e saj dhe Tribuni I Demokracisë Azem Hajdari.Minarolli po me këtë focus “nga lart” vështron triumfin e demokracisë, ardhjen e PD në pushtet, transformimet e fuqishme sociale dhe politike në vend dhe problem të tjera shoqerore e sociale. Minarolli piketon edhe paradokset e të ashtuquajturave “firma piramidale” dhe ngjarjet tronditëve të vitit të zi 1997.

Më duhet të theksoj këtu një fakt mjaft shprehës, Minarolli nuk merr përsipër të bëj rrolin e historianit, ai nuk është këtu një kronikan, Minarolli gjithcka e vështron nga “lart” si një krijues, një shkrimtar me mjaftë përvoj dhe art shkrimor, me një passion vërtet mjaft të lart prej artisti të fjalës.Këtu fjala është e gjetur, e thjeshtë në të kuptuar, e bukur në të shqiptuar dhe artistike në të shkruar.Katërcipërisht në këtë libër mjaft të gjerë dhe të ngarkuar me ngjarje, Minarolli është thjesht shkrimtari cilësor, produktiv dhe padyshim I suksesëshëm.Për hirë të së vërtetës duhet të theksoj patjetër faktin mjaft domethënës. Se Minarolli në këtë vepër është dhe mjadft kunkludues.

Pas cdo pasazhi kohe dhe veprimesh ai nënvizon me mjaft finesë dhe mjeshtëri krijuese, deduiksioni e fakteve dhe spjegon pasojat. “Përpara kalimit në zgjedhje të parakohshme dhe këtë herë të humbjes të sigurtë , PD e ndau pushtetin me një parti të majtë, ku bashkëpunimi kryesor do të ishte në fushën e integrimit të vendit në BE. Braktisja e elektoratit tradicional dhe të qëndrueshëm të PD, për hir edhe të marrëveshjes për ndarjen e pushtetit me këtë parti të majtë dhe arroganca në qeverisje solli si pasojë largimin e elektoratit të PD, duke sjellë si përfundim dënimin e PD në zgjedhjet e 2013 me një rezultat që shprehte zhgënjimin, pakënaqësinë dhe revoltën e zgjedhësve ndaj PD, për politikat e saj jo të qarta apo të shtrëmbëruara. “.

Dhe natyrisht këtu nuk ka asgjë për të diskutuar, ky konkluzion i dhënë nga Minarolli, një plotikan mjaft cilësor me përvoj dhe ekzigjent, një intelektual mjaft i përgatitur e patjetër një figurë diplomatike e lartë.Saga e Minarollit është tepër e skalitur pse jo dhe e realizuar me nivel të lart. Po ky këndvështrim është edhe për Kosovën, periudha kur Minarolli ishte diplomati shqiptar në Beograd.Shkrimtari na sjell qasje dhe të vërteta m jaft tronditëse për Kosovën politikanët e saj të asaj kohe dhe liderin kosovar Ibrahim Rugova.Minarolli znbiron me mjaft kujdes skenat dhe praPASKENAT NË Kosovë e Sërbi, interesat dhe manipulimet, të cilat luanin rrol determinant në fatet e Kosovës martire që aspironte për liri dhe pavarsi.
SAGA MINAROLLI PËRMES NJË PRIZMI MJESHTËROR
E gjithë lënda e shkruar në këtë sagë të Minarollit, herëpashere kalon përmes një vështrimi të një prizmi të vecantë, ku shkrimtari i kthehet dhe i rikthehet ngjarjes duke e vështruar në ,logjikë dhe forma të ndryshme. Këtë e përfoeconë më së miri e gjithë lënda e shkruar, por më tepër është e thekauR NË NGJArjet tronditëse të vitit 1997.Në këtë periudhe kohe Minarolli është një nga liderët kryesor të PD dhe protagonist i shumë ngjarjeve tronditëse, pse jo dhe rrënqethëse. Kujtojmë këtu vajtjen në Tropojë së bashku me Azem Hajdarin për të inkurajuar popullin e Tropojës në pritjen e luftëtarëve të Kosovës me ndihma ushqimore, veshmbathje etj, ku pas një sulmi të pabesë të falangave të krimit komunist, mbeti i plagosur një nga pjestarët e ekipit të PD , apo vrasjen e pabesë të Azem Hajdarit para selisë së PD. Minarolli pasi shpërfaqë ngjarjen i riktheht me detaje mjaft të imta ngjarjes edhe pse është në një realitet tjetër historik në materialin që paraqet.

Kjo formë prizmi e parë nga këndvështrime të ndryshme, krijon një shumtësi realitetesh brenda një ngjarjeje, gjë e cila e ridimensionon ngjarjen dhe i jep vlerat që meriton. Kjo forma artistike e të shkruarit, vecanërisht në këtë libër të Minarollit, është një risi, një vecori dalluese e cila i jep autorit mundësi të shumta për të ridimensionuar të vërtetat tronditëse.Shpesh Minarolli bënë përshkrime mjaft racionale, por në shumë raste kemi edhe nje dramaticitet të tillë qe unë do ta quaja shekspirian, tronditës dhe të realizuar mjaft mire dhe mjeshtërisht.Minarolli na shfaqet kështu si një shkrimtar me përmasa vërtet të mëdha dhe shumëdimensionale.Ai është mjaft cilësor por njëherësh dhe mjaft korrekt me ngjarjet, përqasjet dhe realitetin, duke përforcuar idenë e një krijuesi virtuozë dhe me integritet të lartë.Kthimi dhe rikthimi prizmatik i Minarollit në ngjarjet tronditëse, është edhe një metaforë e vërtetë sepse ai kërkon të thekësoj kështu, atë cka ka dashur të thotë dhe të risjell në vëmëndjen e shqiptarëve.Kjo zbulon skenat dhe prapaskenat e politikës shqiptare se asaj të majtë ashtu edhe politikës se djathtë.Minarolli merrë kështu përsipër një përgjegjësi të lart morale, por edhe historike.

Ai heq kështu misterin e shumë gjërave që ne shpesh i kemi kaluar me një shprehje proverbiale, epo kështu e ka politika” dhe nuk kemi këmbëngulur tek e vërteta që zbulon Minarolli në sagën e vet dhe që për mua përbënë një hap mjaft emancipues të këtij krijuesi me shume integritet, kulturë dhe përgjegjësi si njeri mjaft fisnik dhe inteligjient.
DIPLOMACIA SI NJË MISION DHE VLERË E VECANTË E MINAROLLIT
Diplomacia si një mision dhe vlere e vecantë krijoj tek Minarolli një vizion të ri mjaft domethënës dhe njëherësh zbuloj tek ky personalitet një vlerë të rrallë prej in telektuali, politikani dhe njeriu të mrekullueshëm. Diplomacia si mision filloj tek Minarolli që në vitet 90 kur Minarolli caktohet diplomat në Beograd, më vonë në vitin 2006 vijij me detyrën e Ambasadorit shqiptar në Athinë e pastaj Ambasadori shqiptar në Vien.Në sagën e shkruar të Minarollit e gjithë kjo anë e jetës dhe veprimtarisë së tij si diplomat shfaqet mjaft e pasur, me shumë interes dhe mbi të gjitha me vlera të vecanta diplomatike, politike dhe njerzore.

E gjithë kjo periudhe për Minarollin do të jet një periudhe mjaft intensive, e ngjarkuar, tepër delikate, plot të papritura por edhe mjaft dinjitoze, ku shpaloset hapur një anë tjetër mjaft e ndritur e personalitetit të Minarollit si përfaqsues dinjitoz dhe me mjaft integritet i Shqipërisë.Rruga që përshkon Minarolli diplomat është një rrugë intensive, plot mund, punë dhe sakrifica me një kontribut të cmuar politik, social dhe diplomatik.Në gjithë veprimtarinë e tij diplomatike, Minarolli shquhet për vlerat e tij njerzore, për nduihmën e vecantë dhënë qindra shqiptarëve në Greqi si për probleme administrative po ashtu dhe për probleme shëndetësore, mjekime të specializuara, operacine kirugjikale të vështira si dhe ndihmesa të ndryshme për organizata dhe forume shoqerore dhe kulturore në Athine dhe gjithë qytetet greke ku banonin e punonin shqipëtarë.

Në këtë rrafsh Minarolli mund të konsiderohet si një njeri m jaft fisnik, i përgjegjëshëm dhe njerzor me një kontribut të cmuar.Këtë e dëshmon më së miri vet libri i Minarollit por edhe mjaft shqiptarë që tashmë e falenderojnë dhe e urojnë nga zemra për ndihmën që u ka dhënë dhe kontributin e tij si diplomat serioz dhe mjaft i përgjegjëshëm.Minarolli bënë edhe një analizë të hollësishme dhe m jaft të detajuar të politikave ballkanike, europiane dhe të shteteve fqinjë me Shqipërinë dhe vecanërisht me Greqinë. Në këto analiza, bie në sy informacioni mjaft i sakt por edhe niveli tepër i lart diplomatik i Minarollit.Një element mjaft domethënës është edhe vendi dhe rendësia që Minarolli i jep rrolit dhe ndikimit mjaft pozitiv të bashkëshortes së tij të mrekullueshme, dinjitoze dhe fisnike Lelës.

Po ashtu me mjaft interes janë fjalët e mbajtura në evente të rëndësish,e në Greqi, Austri e gjetkë ku padyshim del në pah puna, vlera dhe pesha e Minarollit si diplomat dhe njeri i mobiluar me një kulturë të gjerë dhe mjaft i përgatitur në fushën e politikës dhe anës sociale.Saga e Minarollit padyshim është një uverturë madhështore e jetës dhe veprimtarisë së një njeriu mjaft të lartë, i përgatitur, dhe me vlera të jashtëzakonshme profesionale, politike dhe diplomatike, ku padyshim është një rast mjaft unikal dhe i destinuar për të mbetur mjaft i vlerë dhe i cmuar në planin kombëtar dhe ndërkombëtar, një aset i jashtëzakonshëm i Shqipërisë në panteonin e njerëzve të saj të mdhenjë e me vlera unikale sikundër është dhe mbetet Vili Minarolli.Me këta sagë, Minarolli sjellë kështu edhe një kontribut vlerash për brezat e Shqipërisë, por edhe një vlerë e madhe dokumentare dhe historike, një sukses i vërtetë dhe i cmuar kombëtar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania