Partia Demokratike renditet e 6-ta në fletën e votimit. Votoni nr 6
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shpërthyen në të qeshura kur LSI doli forca e parë në renditjen e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 Qershorit.
I ndihmuar nga fati i fillestarit, për Petrit Vasilin nuk është dashur shumë mundim, që ta mbajë premtimin e dhënë para anëtarëve të LSI. Goglat e KQZ e kanë nxjerrë të parën LSI-në.
Premtimi për të dalë forcë e parë përsëritet vazhdimisht nga përfaqësuesit e LSI, të cilët thonë se ky është një shans për Petrit Vasilin kryeministër.
Në renditje, Partia Socialiste u rendit e dyta, ndërsa Partia Deomkratike, e gjashta.
Total 0 Votes
0
0