Meta takohet me kryebashkiakun e Vienës, Häupl: Mirëpresim çdo program mbështetës për Tiranën

Aktualitet

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Bashkisë së Vienës, z. Michael Häupl, të cilit i uroi mirëseardhjen në këtë vizitë të parë të tij në Tiranë.

Meta vlerësoi rolin historik të z. Häupl në krye të Bashkisë së Vienës që prej vitit 1994 dhe vuri në dukje se bashkëpunimi mes Vienës dhe Tiranës duhet thelluar më tej, duke marrë në konsideratë se kryeqyteti shqiptar mund të përfitojë shumë nga përvoja e shkëlqyer e Bashkisë së Vienës.

Kryetari i Bashkisë së Vienës z. Michael Häupl shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë në Tiranë dhe konfirmoi vullnetin për të rritur bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës si dhe me qytete të tjera të Shqipërisë në mbështetje të zhvillimit urban të kryeqytetit, duke vënë në dukje se Austria ka një eksperiencë shumë të gjerë në drejtim të zhvillimit urban dhe fuqizimit të pushtetit lokal.

Meta e falënderoi edhe një herë z. Häupl për vëmendjen e tij ndaj Shqipërisë dhe shprehu mbështetjen e plotë të tij ndaj çdo bashkëpunimi apo programi mbështetës që i shërben përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Meta me kryebashkiakun e Vienës, Häupl: Mirëpresim çdo program mbështetës për Tiranën

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?