Lista e plotë e kandidatëve të PD në Tiranë

Aktualitet Te tjera

Partia Demokratike pas problemeve që kishte me listat shumëemërore të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit, sot ka dorëzuar tek KQZ-ja listat e plota edhe sërisht në 5-së qarqe nuk ka zbatuar kuotën gjinore ku është gjobitur me 5 mln lekë nga KQZ-ja.

Nga 94 kandidatë që prezantoi në fillim, tashmë lista e PD-së ka 194 kandidatë. Ndryshin të madh ka pësuar edhe qarku më i rëndësishëm, Tirana por vetëm me shtimin dhe jo ndryshimin e renditjes. Në Tiranë PD depozitoi listën shumëemërore vetëm me 18 kandidatë, ndërkohë që me listën e re, janë 50 kandidatë edhe pse numri që ky qark kërkon për deputetët është 34.

Pas publikimit të listës, në qarkun e Tiranës, PD ka shtuar emra të njohur dhe nurim e aleatëve që nuk janë në kuvend. Në pjesën jofituese të listës bie në sy emri i Ahmet Prencit, ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit. Ai renditet i 20-ti në fletën e votimit. Ndërsa në pozicionin 22, është Mirela Tabaku, këshilltare e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Basha ka shtuar numrin e partive aleate joparlamentare që janë futur nën siglën e PD-së. Artur Roshi, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat është i 32-ti në listë, Ylber Valteri, kreu i Partisë Bashkimi Demokratik është i 44-ti dhe Kostaq Papa i Partisë së Emigrantëve Shqiptarë është i 45-ti. Selami Jenisheri, kreu i Partisë së Pensionistëve, i cili u bë i famshëm në zgjedhjet e vitit 2011 për Bashkinë e Tiranës me paditë e tij në Kolegjin Zgjedhor kundër Edi Ramës, është pjesë e listës.

Aleatët në listën e Tiranës

Fatmir Mediu (PR)

Dashamir Shehi (LZHK)

Fuad Haxhiymeri (PAA)

Blendi Sulaj (PR)

Artur Roshi (PBKD)

Ylber Valteri (PBD)

Kostaq Papa (PESH)

Selami Jenisheri (Partia e Pensionistëve)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?