I grabiten me dhunë 10 milionë lekë një makine

Aktualitet Te tjera

Një grabitje ka ndodhur në kryeqytet një ditë më parë.

Ngjarja, që bëhet me dije sot nga policia, ka ndodhur dje rreth orës 12:30, në rrugën “Memo Meto”, tek ish “Restorant Durrësi”.

Tre persona ende të paidentifikuar nga policia, i kanë dalë para automjetit tip “Volksvagen”, që drejtohej nga T.M., 31 vjeç dhe me pasagjere A.P., 33 vjeçe, ekonomiste në një firmë private. Atyre u janë marrë me dhunë shuma monetare prej 10 milion lekë të vjetra.

Policia njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?