Galdini/ Mesazhi im për demokratët, opozitarët, të djathtët, LDE-istët dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që duan ndryshim

Analize Shkrime

Koha te fitojme te bashkuar. Kjo ka qene java me e lige dhe me e veshtire per te gjithe ne. U shpalos pothuajse e gjithe fuqia e se keqes per te na perpire, percare, ndare, zhgenjyer, menjanuar. E keqja jashte nesh dhe e keqja nder ne veproi, si kurre me pare per te na shperfillur dhe denatyruar. Po, ka ndodhur ajo qe nuk e prisnim e nuk e donim. Vendime u moren nga ata qe ne u besuam, e keto vendime do te jene pesha e kryqit mbi ata qe i moren. A pati mosmirenjohje ne keto vendime? Absolutisht po. A pati mungese respektimi te rregullave te lojes? Patjeter qe po. A pati fyerje, lendim, menjanim, tejkalim, poshterim te shume prej nesh nga vendimet dhe vendim-marresit? Po dhe po. A pati klientelizem, prishje balancash, harrese, neperkembje, akaparim? Qartesisht po.

A u mohuan vlera, parime, njerez te cmuar?

Nuk ka asnje diskutim qe po. Ama, ja ku jemi. Ne te lenduarit, te shperfillurit, te zhgenjyerit, te fyerit, te pavleresuarit, pesuesit e mosmirenjohjes, po degradojme pothuajse ne nje ortek qe po na mbledh si grusht zemrate, jo per te fituar zgjedhjet, jo per te fituar e mira publike, por per tu hakmarre. Duke pare kete qe po ndodh, une bej thirrje per fisnikeri e maturi. Ta administrojme kete zemrate dhe ortek qe te mos rrenojme shtepine dhe shpresat tona. Te bashkohemi miq. Ta kthejme zemeraten ne ngasje per riperteritje te shpreses.

Te mos bejme me lufte, te gjithe kunder te gjitheve. Ndal luftes me njeri-tjetrin, kunder njeri-tjetrit. Te bashkohemi. Te bashkohemi. Te bashkohemi. Te mundim Edi Ramen ne zgjedhjet e 25 qershorit, e pastaj te mundim te keqen brenda nesh. Jemi te denuar te mos e lejojme zemeraten qe te na vrase shpresen tone. Te tejkalojme vetvetet tona e gjithcka sa eshte thene e bere ne keto dite, ta leme ketu si njje top qe duhet gjuajtur pas 25 qershorit. Tani te gjithe bashke te punojme e ringrihemi per fitoren e se djathtes dhe se mires.

Une besoj tek fuqia e bashkimit me shume se tek fuqia e zhgenjimit. Une besoj tek fuqia e se mires me shume se tek fuqia e shperfilljes dhe fyerjes. Une besoj tek fuqia e ideve e dliresise me shume sesa tek fuqia e mosmirenjohjes dhe pabesise. Miq te bashkohemi per te fituar me domosdo ne dt 25 qershor.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?