Nga Armand Maho/ Ik Fitim nga ajo liste ik!

Aktualitet Shkrime

Si mer Fitim Zekthi paske qene gjithe ky soroist dhe se paskemi kuptuar! Gjithe keto vjet qe njihemi e paske fshehur mire, dhe e sheh si ta gjeten keta “investigatoret” e medhenj. ( spo i them investigues se ata jane me shume se aq posi). Si mer burre paske pas tere kete pasuri pafund dhe vila pa fund dhe ne e dinim se banoje me qera. E mban mend, si na kerkoje miqesisht te te shoqeronim deri ne spital me makine ku duhet te coje kalamajt kur semureshin! Po ajt keto se po ti bejme kabull! Po sma rrokte mendja se nje i majte si ti sic degjoj te flitet, te dinte te diskutonte dhe mbronte me zjarr politikat e baballereve te se djathtes, apo figurat me te spikatura te saj. Si fjala vjen kur flisje per Niksonin, Reaganin, e zonjen Thaecher! Si ka mundesi nje i majte e soroist si ty, te fliste papushim per padrejtesite qe i behen ish pronareve dhe te perndjekurve!. Ti paske pasur ne dore te gjitha keto dhe mua me ngelin akoma me ne mendje ato pamjet e lokalit ku vija te te takoja ku te gjeja gjithmone duke lexuar dicka, nderkohe qe mund te beje selfie nga ndonje plazh ekzotik…

Nje miku im dhe i joti Leonard Boduri quhet, me pat thene para do vitesh se ” ne rast se ka nje sasi te caktuar librash ne bote ma do mendja se Fitoja ka lexuar gjysmen”! Me sa duket paske lexuar vetem ate gjysmen qe ka botuar sorrosi. Se i sorrosit paska qene dhe Kinsigeri, dhe Adam Smith, dhe Nice! Madje sorosi duhet ti kete shpikur dhe ato statistikat dhe matematiken qe ti ke studiuar.

Thane qe skishe asnje lidhje me PD-ne! Normale dhe une ashtu mendoj! Ti ske asnje lidhje se asnjehere si je lepire kujt! Ske asnje lidhje se megjithese shihje te ngjitej ne karriere lloj lloj injoranti dhe dhe copat e trungjeve qe kapardiseshin si udheheqesa ti vazhdoje te shihje hallet e tua. Ske asnje lloj lidhje se ti sdi te behesh ushtar i askujt, te pakten ne keto 12 vjet qe te njoh keshtu te kam njohur. Ske asnje lloj lidhje se kur ti dhe une mbanim ne duar ne protesta fotot e liderit global cullak sic e kishte bere Aneta, keta qe hapin gojen per ty fshiheshin vrimave, ose zgjasnin gjuhen per te lepire menderen e rradhes.

Por me sa duket une ste kam njohur dhe aq, keta qe flasin e dine me mire. Spo marr mundimin te flas per te tjeret ne ate liste, por ti duhet te ikesh me vrap qe andej. Sepse ata e meritojne me shume se ty, ata dine me shume se ty, dhe ata e duan Dumrene ku ti u linde dhe u rrite me shume se ty. E mban mend si me thoje ” gjynah qe nje vend me aq resurse e njerez te mrekullueshem te lihet ne ate varferi” dhe me rrokanisje koken me cfare mund te ishte bere me mire. Kjo eshte e verteta miku im, dhe ne kete pike une bashkohem me ata qe te sulmojne.

Ti smund te jesh pjese e asaj liste, se ti smund te jesh pjese e asnje rreshti. Ti miku im sdi te genjesh, sdi as te lutesh, por ajo cfare eshte me rendesishme eshte se gjuhen e mban per te diskutuar me argumente e me dije. Sepse ke pasur dhe ke bindjen se fjala e artikuluar nga ajo, kur godet atje ku duhet shnderrohet ne te mire te komuniteteve, ne te mire te perbashket. Fjala kur eshte e perzgjedhur kthehet ne ligj e ligji ne vendim, e ky vendim duhet te jete e mira e perbashket. Keshtu me ke pas thene me sa mbaj mend. Por ja qe e ke pasur gabim, se gjuha u perdorka per menderen e radhes, madje sa me e piset dhe e ndyte ajo aq me shume vlera paska gjuha…. Prandaj dhe une te keshilloj te ikesh sa me pare nga ajo liste se sben per kete pune

PS: Ata qe kane ndermend ta sulmojne mikun tim jane te lutur ta bejne ne faqet e tyre. Ketu jo vetem qe sdo kene asnje vlere por dhe do fshihen. Kjo faqe eshte personale dhe demokracine le ta kerkojne ku te duan

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?