Mediat amerikane i bëjnë jehone elementit kimik që u hodh në ajër gjatë fushatës elektorale të Partisë Demokratike

Mediat amerikanë i kanë bërë jehonë elementit kimik që u hodh në ajër gjatë fushatës elektorale të Partisë Demokratike, ku 140 qytetarë u prekën mes të cilëve dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

ASSOCIATED PRESS, Washington Post, New York Daily News e të tjera media raportojnë se qytetarët shkuan në spital me skuqje të syve, acarim të lëkurës dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha ishte ndër pacientët. Nuk është e qartë se çfarë i ka shkaktuar simptomat. Autoritetet po hetojnë. Demokratët mbajtën tubimin e tyre të parë të zgjedhjeve të shtunën pas bojkotit 3-mujor të parlamentit lidhur me shqetësimet për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare”, shkruan ASSOCIATED PRESS dhe Washington Post.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments