Jep dorëheqjen kreu i AK-së për Tiranën Augent Xhaferaj

Pas paralajmërimit të kryetarit të saj Kreshnik Spahiu për një dorëheqje nga partia si pasojë e dështimit të negociatave me Bashën, ka ardhur dorëheqja e parevokueshme e kryetarit të AK-së për Tiranën, Augent Xhaferraj.

Përmes një komenti të gjatë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Xhaferraj falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e tij në këto vite, Xhaferraj shkruan se pas shumë betejash dhe sfidash politike, është momenti që kjo forcë të ketë drejtues të rinj dhe ide të reja.

 

Ja statusi i plotë i ish-kreut të AK-së për Tiranën Augent Xhaferraj

Të dashur miq, simpatizantë, anëtarë dhe bashkudhëtarë të Aleancës Kuq e Zi!

Me keqardhje ju vë ne dijeni për dorëheqjen time nga të gjitha funksionet në Aleancën Kuq e Zi. Vendimi im është personal dhe vjen pas reflektimit të thellë për kontributin tim dhe objektivat politikë të vendosura në këtë parti. Pas kaq betejash dhe sfidash politike, mendoj se është momenti që kjo forcë të ketë drejtues të rinj dhe ide të reja në Tiranë.

Kemi qenë gjithmonë partia më e sulmuar në politikë dhe kemi mbijetuar vetëm falë shpirtit tonë të sakrificës. Aleanca Kuq e Zi lindi në kohën kur partitë e mëdha shisnin në tavolinë detin e Shqipërisë. Lindi kur interesat e Shqipërisë viheshin në lojë nga një bandë kusarësh. Ne rikthyem në axhendën e ditës fjalën e harruar nga shqiptarët: PATRIOTIZËM. Ndaj dhe kemi qenë më të sulmuarit dhe rritjen e AK nuk e kanë dashur partitë e mëdha. Sigurish që dhe ne kemi pasur gabimet tona, por kurrë nuk kemi ngatërruar idealet me pazaret që bëjnë partitë e tjera kryesore. Kur një projekt politik nuk arrin objektivat është koha për rifreskim dhe hapjen e rrugës për idetë dhe njerëzit e rinj drejtues në AK.

Ka qenë nder për mua që të isha një Kuqezi që në nisje të këtij projekti politik.

Përulem me nderim para të gjithë anëtarëve, bashkëthemeluesve, bashkëluftëtarëve që më kanë qëndruar pranë në shumë beteja. Mirënjohje të thellë për të gjithë ju djem dhe vajza, burra dhe gra që qëndruam bashkë, në shi dhe në breshër, në të mirë dhe në të keqe.

Respekte për të gjithë ju që erdhët fëmijë mes nesh dhe sot jeni vetë prindër. Bashkë kemi besuar në një kauzë, kemi besuar në një ëndërr për ta bërë këtë vend më të mirë. Kemi punuar fort, kemi sakrifikuar shumë, kemi qeshur, kemi ndarë momente të gëzueshme, sikurse kemi qarë dhe kemi kaluar momente të trishtueshme. Jemi rrëzuar, por bashkë e kemi gjetur forcën për tu ngritur sërish në këmbë.

Janë me mijëra emra, njerëz të familjes sonë politike që më vijnë në mendje tani. Do të doja t’i takoja të gjithë me radhë dhe tu thosha: Faleminderit që më besuat! Faleminderit që ishit në krahun tim.

Kur kujtoj rrugëtimin tonë në këtë familje politike ndjehem keq që marrë këtë vendim. Por unë e di që ne nuk do e humbasim njëri-tjetrin, sepse ky raport mes nesh tejkalon një subjekt politik. Bashkë kemi një marrëdhënie njerëzore të konsoliduar ndër vite.

Projekti i Aleancës Kuq e Zi vazhdon akoma edhe unë i uroj suksese kujtdo prej jush në rrugën e re politike që do t’i japë partisë.

Ishte nder për mua të kisha afër miq dhe bashkëpunëtor si ju!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments