AktualitetShkrime

Artan Fuga për Bashën dhe Ramën/ Ndaloni fushatën. Është sulmuar populli me lëndë kimike. Gjeni arsyen.

Në një reagim në Facebook, Artan Fuga shkruan se mbrëmë Shqipëria u sulmua me lëndë helmuese dhe kjo është një ngjarje që cënon sigurinë kombëtare.

Akademiku e cilëson skandal incidentin, duke e konsideruar si më të rëndin që ka ndodhur në Evropë dhe në Shqipëri.

Zyrtarisht, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se 140 qytetarë u prekën nga pesticidi që u hodh në ajër, mes të cilëve edhe Lulzim Basha. Ata shfaqën irritim të lëkurës, skuqje të syve dhe fytyrës e vështirësi në frymëmarrje.

Statusi në Facebook i Akademikut Artan Fuga:

Sulm terrorist në bulevardin e Tiranës ?
——

Nëse informacionet e mediave janë të sakta për dhjetra të dëmtuar me dyshimin se kemi pasoja nga helme e lëndë kimike në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë tubimit të partisë demokratike, atëhere ne nuk jemi “prag skandali”, sikurse tha dikush pa përgjegjshmërinë e duhur, por kemi të bëjmë me sulm me armë të dëmtimit në masë drejtuar kundër popullsisë civile.

Le të shpresojmë dhe urojmë të jetë e pavërtetë.

Nuk është një krizë që mund të mbulohet me ndonjë deklaratë debile të ndonjë nëpunësi të tretë ose të katërt të administratës. Eshtë ngjarja më e rëndë mbi supet e popullsisë civile pas dramës të Gërdecit.

Shqipëria mund të konsiderohet si e sulmuar me lëndë helmuese mbrëmë.

Janë dëmtuar dhjetra qytetarë dhe krerët e shtetit nuk janë te shtretërit e tyre për t’u dhënë forcë dhe për të shpallur gjendje të pazakontë në sigurinë kombëtare.

Nuk është katastrofë natyrore, është mbase sulm me helme të dëmtimit në masë kundër popullsisë civile.

Nuk është koha as që kryetarët e partive të vazhdojnë këto tre ditë fushatën elektorale, por të mblidhen drejtuesit e shtetit për të analizuar sigurinë e rendit publik dhe masat për ta forcuar atë.

Po qe se se vërtetohet, por nga pasojat lejohet dyshimi, për të thënë se është sulmi më i rëndë që ka ndodhur në Europë dhe në historinë e shtetit shqiptar. Nuk ka rëndësi se nuk ka të vrarë, vetëm dhjetra të plagosurit mjaftojnë për të folur për viktima në masë. Po qe se është sulm me armë shfarosjeje dhe dëmtimi në masë përbën krim kundër njerëzimit.

Ose është një katastrofë teknologjike nga ndonjë ndotje mjedisi, por që ka më pak probabilitet.

Nuk është besoj krim me dimensione elektoraliste. Mund të jetë një i cmendur, një akt i cmendur i cdo të cekulibruari, por edhe një grup i strukturuar, dikush nga jashtë, etj. Janë organet që duhet ta gjejnë.

Por rrezikshmëria është shumë e lartë. Imagjinoni sikur të ndodhi nesër në një stadium, në një mjedis të mbyllur! Cfarë pasojash katastrofike mund të sjelli.

Eshtë e paimagjinueshme që mediat dhe politika nuk i vendosin emrin që duhet këtij akti të pashembullt që është pa precedent dhe ka tronditur rendin dhe sigurinë kombëtare mu në qendër të territorit të shtetit, në bulevardin kryesor, midis Kuvendit dhe kryeministrisë.

Vigjilencë qytetare!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?