Nga Miranda Haxhia/ Tomorr Alizoti apo djali i Fahri Balliut

Aktualitet Politike Te tjera

Vijon të befasojë lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.
Një ndër njerëzit që të gozhdon me elokuencën, logjikën dhe inteligjencën e tij, është Tomorr Alizoti. Të gjitha gjërat që thotë, njohuritë që ka, mënyra si e përballon debiti publik, më shton respektin për klasën nga e cila i ka rrënjët.
Babai i Tomorrit, mësoi në vend të përrallave të fëmijërisë se një gjyq special, pikërisht në vitin 1945, do t’ia dënonte gjyshin (stergjyshin e Tomorrit) me pushkatim.
Nuk e kishin kapur plumbat e skuadrës së pushaktimit ashtu si gjashtëmbëdhjetë burrat e tjerë. Atë çast, ai kishte mundur të fliste: “Sipas ligjit ndërkombëtar më falet jeta…”


I kthehen duke i thënë: “Komunistët nuk njohin ligje…” dhe e gjuajnë me plumb pas koke.
Sa herë janë përsëritur këto fjalë: Komunistët nuk njohin ligje! Sa njerëz u zhdukën pas kësaj fjale!
Babai i Tomorrit nuk kujtoi dot a i thirrën ndonjëherë “gjysh” atij burri të mençur që ishte shkolluar në Turqi.
As kur i dënuan me varje, gjyshin, Riza Fejzi Alizoti, inxhinier nafte, Tomorri nuk kishte ardhur në jetë. Fisit të Alizotëve u kanë munguar gjithë jetën përqafimet e përkëdheljet e prindërve, por mbi të gjitha, u mungoi liria.


Gjyshja e Tomorrit, Vera Alizoti (Ypi), u end nëpër internime, derisa dha shpirt ne Kryevidh te Kavajës në vitin 1970, pa mundur të bëjë paraqitjen e radhës te operativi. Ishte vetëm 46 vjeç kur u nda nga jeta prej një sëmundjeje të rëndë, pa mjekim dhe pa ndihmë, e përzënë nga spitali me varrën hapur. Sepse ishte e internuar.


Fejzi Alizoti, babai i Tomorrit e kaloi gjithë jetën në internim dhe në burgjet e Spaçit Qaf-Barrit.
Mjafton të shfletosh librin për stërgjyshin, që qe pjesë e historisë së Pamvarësisë Shqiptare e të bindesh përfundimisht se E djathta, do qe e shpërblyer dhe krenare përballë qindra ish të përndjekurve, sikur të kishte një deputet si Tomorr Alizoti.
Por ai nuk e ka kaluar pragun e servilizmit, të ortakërisë së llumit, të rryshfetit politik. Ketu mbaron legjenda e idealit.
Në vend të tij, konkurron me fuqi të plotë… djali Fahri Balliut dhe ca të tjerë si ai.
Nuk kam asgjë për të thënë për këtë të fundit.
m.h.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?